Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gucati: Synojmë mbi 200 mijë nënshkrime për ish-krerët e UÇK-së, peticioni do të përcjellë mesazh të fuqishëm

13/04/2026 - 14:14
në Kryesore, Lajme
A A
Protesta më 14 shtator në Hagë, Gucati: Janë bërë të gjitha përgatitjet, organizimi po na shkon siç e kemi menduar
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Mbi 100 mijë qytetarë kanë nënshkruar brenda një muaji një peticion në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, përmes formave fizike dhe online.

Kryetari i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, bëri të ditur se peticioni pritet të dorëzohet në Hagë, në fillim të muajit maj, ndërsa nënshkrimet ende po vazhdojnë të mblidhen edhe nga shqiptarët në rajon dhe diasporë.

Sipas tij, ende nuk janë përfshirë nënshkrimet nga Tirana, Shkupi, Mali i Zi, Presheva dhe Medvegja, për të cilat pritet një numër i konsiderueshëm.

Gucati theksoi se iniciativa ka nisur rreth një muaj më parë dhe, pavarësisht vonesave për shkak të protestave, është arritur një mobilizim i madh qytetar.

“Peticionin do ta dorëzojnë në Hagë. Akoma s’i kemi marrë nënshkrimet nga Tirana, Shkupi, Mali i Zi, Preshevë e Medvegjë. Presim që të jetë një numër i konsiderueshëm i tyre. Jemi vonuar pak me këtë peticion, është dashur të bëhet në vitin e kaluar, por nuk patëm mundësi për shkak të protestave që patëm të njëpasnjëshme. Por, prapë kemi arritur sukses. Peticionin do ta dorëzojmë më 5 ose 6 mars. Kemi një muaj e katër pesë ditë që kanë nisur nënshkrimet. Kemi biseduar edhe me universitete, si në Kosovë, Shqipëri, Tetovë dhe me shoqata të ndryshme”, tha ai në Tëvë1.

Ai bëri të ditur se synimi është që deri më 1 maj numri i nënshkrimeve të kalojë 200 mijë, duke e konsideruar këtë si një mesazh të fuqishëm për Gjykatën Speciale.

“Ne kërkojmë drejtësi dhe barazi nga ajo Gjykatë, pasi që mendojmë që asnjërën prej tyre, nuk e ka. Besojmë që deri më 1 maj do t’i bëjmë mbi 200 mijë nënshkrime. Peticioni ynë duhet të ketë mesazh për Gjykatën Speciale, pasi që shqiptarët janë bashkë me ish-krerët e vendit. Në Kosovë nga ana e UÇK-së, nuk ka pasur krime lufte”, tha ai.

JU REKOMANDOJMË

Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj

Punime të rrezikshme për punëtorët, gjobiten kompanitë e Astrit Çitakut e Arben Çitakut dhe u ndalohet puna në objekt banesor në Skenderaj
13/04/2026 - 14:59

Konsiderohet si ndërtuesi “i fortë” i Skenderajt, pasi dikur në prapaskenë shihej në shoqërinë e kryetarit Sami Lushtaku, ndërsa së fundmi është emëruar këshilltar i tij i jashtëm....

Më shumëDetails

Konjufca bën homazhe në New York për Eliot Engel: Lavdi jetës dhe veprës së mikut tonë të madh

Konjufca bën homazhe në New York për Eliot Engel: Lavdi jetës dhe veprës së mikut tonë të madh
13/04/2026 - 14:56

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, ka bërë homazhe në New York në nderim të ish-kongresistit amerikan Eliot Engel, duke shprehur njëkohësisht ngushëllimet për familjen...

Më shumëDetails

Skenat ishin si në filma, Gjykata merr vendim për reperin Buta

Arrestohet reperi Buta, dyshohet për sulm me armë
13/04/2026 - 14:37

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji për reperin Butrint Januzi, i njohur si Buta, si dhe për një tjetër të dyshuar, pas...

Më shumëDetails

Sot i jepet lamtumira 48-vjeçarit, që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga banesa në Mitrovicë

Sot i jepet lamtumira 48-vjeçarit, që humbi jetën tragjikisht pasi ra nga banesa në Mitrovicë
13/04/2026 - 14:29

Sot i jepet lamtumira e fundit 48-vjeçarit nga fshati Koshtovë, Ilir Brahimit, i cili humbi jetën tragjikisht në orët e hershme të mëngjesit të së dielës në Mitrovicë....

Më shumëDetails

Procedura të reja/ Aeroporti i Prishtinës ka një njoftim të rëndësishëm?

Aliu: Linja e trenit Prishtinë-Aeroport dhe Unaza e Prishtinës do të shkarkojnë trafikun në kryeqytet
13/04/2026 - 14:00

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka njoftuar për disa përditësime në procedurat e udhëtimit, të cilat kanë hyrë në fuqi nga 1 prilli 2026, duke synuar lehtësimin...

Më shumëDetails

Hashim Thaçi për Frankfurter Allgemeine Zeitung: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do të vazhdoj t’i shërbej shtetit”

Hashim Thaçi për Frankfurter Allgemeine Zeitung: “Si qytetar i lirë i Kosovës, do të vazhdoj t’i shërbej shtetit”
13/04/2026 - 13:39

Nga burgu, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dhënë një intervistë për gazetën prestigjioze gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung. Thaçi ka konfirmuar se e konsideron të përfunduar garën politike,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    Ky është 48 vjeçari Ilir Brahimi që humbi jetën pasi ra nga lartësia e një objekti banesor në Mitrovicë

    165 Shpërndaje
    Shpërndaje 66 Tweet 41
  • Skandal: Siriani ‘Dr Face Architect’ që paraqitet si ‘doktor’ injekton ilegalisht botox e filler në biznesin e palicencuar ‘Quin…’ të Albana Merlaku

    209 Shpërndaje
    Shpërndaje 84 Tweet 52
  • Deputeti i VV-së zbulon një “skenar” se po zgjidhet çështja e Presidentit: Jemi në rrugë të mbarë!

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25
  • “Toka qëndronte pezull, më tronditi”, astronautja e NASA-s rrëfen eksperiencën historike në hapësirë

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Skandal me kamera: AIP konstaton se ‘Mediteran Group’ grumbulloi kundërligjshëm të dhëna personale vizuele (Dokument)

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë