Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Gucati: UÇK s’lindi nga urrejtja, por nga padrejtësia – çlirimtarët të mos gjykohen si kriminelë

14/09/2025 - 14:33
në Kryesore, Lajme
A A
Gucati: UÇK s’lindi nga urrejtja, por nga padrejtësia – çlirimtarët të mos gjykohen si kriminelë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati para mijëra qytetarëve nga Kosova dhe diaspora shqiptare që janë mbledhur sot në Hagë për të protestuar në përkrahje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nisi fjalimin e tij duke thirrur “UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi”.

Ish i burgosuri i Gjykatës Speciale tha se në këtë protestë po flasin për dinjitetin e popullit, drejtësinë që u është mohuar dhe historinë e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“UÇK nuk lindi nga urrejtja por nga padrejtësia”, tha Gucati.

Në parkun afër muzeut Madurodam që po mbahet protesta e që nuk është larg nga godina e Gjykatës Speciale, Gucati ndër tjerash tha se liria nuk ishte dhuratë, por ishte sakrifica e djemve dhe vajzave që ranë për flamur e tokë.

“Jemi pasardhësit e një ushtrie që nuk u përkul as përpara tenkave dhe as përpara helikoptërëve serb. Evropa nuk duhet të lejojë që drejtësia të shndërrohet në instrument politik, bota demokratike nuk mund t’i mbyll sytë para një padrejtësie kaq të madhe”, tha Gucati.

Ndër tjerash, kreu i OVL-UÇK-së i bëri thirrje që çlirimtarët të mos gjykohen si kriminelë.

Ndërkaq, në nisje të protestës u intonua himni kombëtar e ai shtetëror.

Ndryshe, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi po mbahen në paraburgim në Hagë që nga fillimi i nëntorit të vitit 2020. Ata po ballafaqohen me akuza për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte. /Klankosova.tv

JU REKOMANDOJMË

Demi demanton Qeverinë Kurti: Varfëria në Kosovë është në rritje
Lajme

Demi demanton Qeverinë Kurti: Varfëria në Kosovë është në rritje

26/12/2025 - 08:42
DW: Një vit i humbur për Kosovën, a do t’i japin zgjedhjet fund bllokadës politike?
Kryesore

DW: Një vit i humbur për Kosovën, a do t’i japin zgjedhjet fund bllokadës politike?

26/12/2025 - 08:28
Abdixhiku thotë se LDK e zhbllokoi Kuvendin: Parti përgjegjëse drejt institucioneve
Kryesore

Abdixhiku: Qeveria Kurti 2 ishte “show” si Big Brother, jo qeverisje

26/12/2025 - 08:18
Deri në dy orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosovë
Kryesore

Kjo është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë

26/12/2025 - 08:03
Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut
Lajme

Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

26/12/2025 - 00:29
Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki
Lajme

Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

25/12/2025 - 22:43

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    Arrestohet për vjedhje milionëshe vëllai i këshilltares së Albulena Haxhiut

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • SHBA i jep ultimatum NIS-it serb

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Këngëtari mitrovicas i reagon ashpër Kurtit: Popull hapi syt, këto 100 euro janë ryshfet politik, kjo është anarki

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Kompania Union Sh.P.K. ka njoftuar opinionin publik se formula për foshnje Aptamil AR 1 është e sigurt për përdorim

    145 Shpërndaje
    Shpërndaje 58 Tweet 36
  • Ekzekutohen nga 100 euro për këtë kategori

    194 Shpërndaje
    Shpërndaje 78 Tweet 49

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë