Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Guri: LDK nuk e voton formimin e Qeverisë, e as nuk hyn në koalicion me VV-në

18/10/2025 - 10:54
në Kryesore, Lajme
A A
Guri: LDK nuk e voton formimin e Qeverisë, e as nuk hyn në koalicion me VV-në
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka deklaruar se partia e tij nuk e voton formimin e Qeverisë, e as nuk hyn në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Guri tha se ndër arsyet e këtij qëndrimi të LDK-së, sipas tij, është keqqeverisja e Vetëvendosjes, në krye me Albin Kurtin.

“Jo ne nuk do ta votojmë, ashtu siç e dini edhe ju edhe qytetarët e Kosovës. Ne i kemi marrë disa ftesa për me hy në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje që nga fillimi, domethënë kur ka fillu hapat e parë për konstituimin e Kuvendit. Ne të gjitha ato i kemi refuzuar, për arsye që mendojmë që Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është e gatshme të qeverisë me LVV, duke e pasur parasysh që qeverisja e tyre gjatë katër viteve të kaluara, ata kanë keqqeverisur me të gjitha dikasteret, në të gjitha ministritë. Kështu që kësaj radhe ne nuk do të bashkëqeverisim e as nuk do ta votojmë qeverinë e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Guri.

Në adresë të LDK-së të paktën deri më tani nuk ka shkuar ndonjë ftesë nga Vetëvendosje për bisedime, megjithatë Guri thotë se ftesa do të refuzohet, ngjashëm sikurse kishin vepruar me ftesat paraprake.

“Jo, ne nuk kemi pasur ftesa zyrtare. Ne i kemi pasur disa ftesa të cilat kanë qenë publike prej LVV-së në drejtim të LDK-së për një koalicion të mundshëm ndërmjet LDK-së dhe LVV-së, të cilat edhe ne publikisht i kemi refuzuar për arsye që mendojmë se nuk është i duhur një koalicion mes LVV-së dhe LDK-së. Duke e pasur parasysh që ne dallojmë jashtëzakonisht shumë, duke e pasur parasysh që për LDK-në njëri prej misioneve kryesore është mbajtja e raporteve me aleatët ndërkombëtarë, ndërsa këta gjatë katër viteve i kanë dëmtu shumë interesat tona në raport me miqtë tanë dhe Kosova është nën sanksione. Ne nuk do të kontribuojmë në vazhdimin e një qeverisje prej LVV-së. Ato ftesat që i kemi marrë publike, që kanë qenë dy ose tri prej tyre, i kemi refuzu publikisht”, deklaroi deputeti i LDK-së.

Referuar ftesave të kaluara, Guri thotë se LDK asnjëherë nuk deshi t’ia di për ofertën.

“Ne nuk kemi qenë të interesuar për me ditë ofertën e tyre. Për atë arsye nuk kemi shku në asnjë takim që na kanë ftu për me diskutu rreth ofertës, për arsye që kjo nuk është çështje oferte ose interesi, është punë për të mirën e Kosovës. Për atë arsye ne e kemi refuzu atë ftesë”, tha Guri.

JU REKOMANDOJMË

Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)
HULUMTIME

Skandal: Në qumështoren “Drena” të oligarkut Rrustem Rukolli gjendet kos i kontaminuar me bakterie të rrezikshme (Dokument)

18/10/2025 - 12:48
Djali i Jakup Krasniqit thumbon VV-në: Pse po i pengon një kategorie të caktuar kërkesa për drejtësi?
Kryesore

Djali i Jakup Krasniqit thumbon VV-në: Pse po i pengon një kategorie të caktuar kërkesa për drejtësi?

18/10/2025 - 12:41
Kosova integrohet në institucionin e parë të BE-së – bëhet pjesë e EESC-së
Kryesore

Kosova integrohet në institucionin e parë të BE-së – bëhet pjesë e EESC-së

18/10/2025 - 12:18
Mediat ndërkombëtare i japin jehonë protestës madhështore në Tiranë për krerët e UÇK-së
Kryesore

Mediat ndërkombëtare i japin jehonë protestës madhështore në Tiranë për krerët e UÇK-së

18/10/2025 - 12:08
“Më të fortë kur jemi bashkë”, Taulant Balla pas protestës në takim me djalin e Thaçit dhe Përparim Ramën
Kryesore

“Më të fortë kur jemi bashkë”, Taulant Balla pas protestës në takim me djalin e Thaçit dhe Përparim Ramën

18/10/2025 - 11:49
Putini do kalojë nga Shqipëria dhe Kosova? Dilema e Kremlinit: Si do shkojë në Hungari
Kryesore

Putini do kalojë nga Shqipëria dhe Kosova? Dilema e Kremlinit: Si do shkojë në Hungari

18/10/2025 - 10:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • ‘Drama’ në Mitrovicë, verifikimi gjen parregullsi -Huqje votash, fletëvotime të dëmtuara e mungesë të numrave serikë

    ‘Drama’ në Mitrovicë, verifikimi gjen parregullsi -Huqje votash, fletëvotime të dëmtuara e mungesë të numrave serikë

    217 Shpërndaje
    Shpërndaje 87 Tweet 54
  • Arrihet koalicioni i parë për balotazh në Prizren

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Gara për Asamble në Prishtinë, këta janë top kandidatët më të votuar

    317 Shpërndaje
    Shpërndaje 127 Tweet 79
  • KQZ verifikon mbi 97% të votave në Mitrovicë- Tahiri mbi 100 vota para Faton Pecit

    100 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Protesta masive në Tiranë, reagon Grenell

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë