Deputeti i LDK-së, Paris Guri e quajti “shqetësues” numrin e vogël të deputetëve që po marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit, që u ndërpre sot për herë të 32-të.
Guri tha se LVV-ja tashmë nuk kanë interes as të marrin pjesë në seancë.
“Siç po e shihni, është e papranueshme që edhe për herën e 32-të nuk mbërrihet të konstituohet Kuvendi dhe të zhbllokohet kjo situatë. Kryeministri në detyrë, partia Vetëvendosje, përveçse nuk kanë interes për zhbllokimin e kësaj situate, ata tashmë nuk kanë interes as me pjesëmarrje në seancën e Kuvendit. Kështu që është jashtëzakonisht shqetësues numri i vogël i deputetëve që po marrin pjesë në seancat e Kuvendit”, tha ai.