Paris Guri nga LDK tha se “asnjëherë” s’e ka menduar që do të zgjasë kaq shumë konstituimi i kuvendit.
Ai shtoi se nuk beson që do të ketë zhbllokim të shpejtë të ngërçit të krijuar në kuvend.
“Sot do duhej të ishim këtu duke ngritur çështje që i preokupojnë qytetarët dhe që ndikojnë në jetën e qytetarëve dhe jo duke u marrë me seancat e Avni Deharit votim i hapur, votim i fshehtë”, tha ai.