Kandidati për deputet i PDK-së, Hajdar Beqa ka ndarë një fotografi me djalin e e Hashim Thaçit, Endritin në prag të fushatës zgjedhore sa për të përfituar ndonjë votë.
“Me vizion, përkushtim dhe besim të palëkundur në të ardhmen, i përgatitur dhe i bashkuar për fitoren e madhe më 28 dhjetor”, ka shkruar Beqa.
Kujtojmë se Hajdar Beqa udhëheq degën e PDK-së në Gjakovë, për disa mandate ishte deputet i Kuvendit të Kosovës edhe pse ka pësuar dështim total në fuqizimin e PDK-së në Gjakovë, Beqa i ka mësyer garës për deputet në zgjedhjet e 28 dhjetor./VERIU.INFO
Postimi:
Endriti, djali i Presidentit Thaçi, gjithmonë në anën e ndryshimeve të mëdha.
Me vizion, përkushtim dhe besim të palëkundur në të ardhmen, i përgatitur dhe i bashkuar për fitoren e madhe më 28 dhjetor.
Kur idealet trashëgohen dhe angazhimi bëhet mision, fitorja është vetëm çështje kohe














