Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hajdari: Përkrahja e ndërmarrësisë faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit

19/11/2022 - 18:11
në Ekonomi
A A
Hajdari: Përkrahja e ndërmarrësisë faktor kyç për zhvillimin ekonomik të vendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), Rozeta Hajdari ka organizuar të enjten një bashkëbisedim me ndërmarrësit vendorë dhe palët e tjera të interesit, me temën: “Ndërmarrësia dhe Rritja e Qëndrueshme Ekonomike”.

Në shënjim të Javës Globale të Ndërmarrësisë, MINT ka organizuar këtë ngjarje me qëllim të diskutimit me ndërmarrësit vendorë, shoqatat industriale dhe akademinë, për politikat dhe instrumentet përkrahëse qeveritare për ndërmarrjet fillestare, të vogla dhe të mesme, gjersa sektori privat është kontribuues kryesor për rritjen e qëndrueshme ekonomike.

Hajdari, ka thënë se fusha e ndërmarrësisë ka rëndësi të madhe dhe vendimtare për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

“Unë personalisht besoj në ju ndërmarrësit tanë, sepse ju jeni ata që mund të ndryshoni mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Me sukseset dhe revolucionet e juaja, ju përveçse krijoni pasuri nga ndërmarrësia, ju krijoni edhe vende pune dhe kushte për një shoqëri të lulëzuar dhe ekonomi të qëndrueshme në Republikën tonë. Për më shumë, ju jeni liderët e inovacionit teknologjik, që sjellin në treg produkte apo shërbime inovative dhe teknologji të re, që kontribuojnë në rritjen e konkurrueshmërisë së juaj në treg dhe arritjen e synimit tonë për transformim të industrisë vendore, në një industri më të integruar globalisht”, tha ajo.

Hajdari theksoi se zhvillimi i ndërmarrësisë është në fokus të Programit të Qeverisë së Kosovës dhe Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Duke i njoftuar të pranishmit për proceset e hartimit të politikës kombëtare për zhvillim industrial, inovacion dhe ndërmarrësi nën udhëheqjen e MINT, ajo sjelli në vëmendje se shkëmbimi i ngushtë dhe i vazhdueshëm midis politikës dhe biznesit është thelbësor, veçanërisht tani në këto kohë sfiduese, pasi kostot socio-ekonomike po bëhen gjithnjë e më të dukshme, si shkak i rritjes së çmimeve të energjisë, zinxhirëve të ndërprerë të furnizimit, varësisë për lëndët e para, të cilat siç tha ajo, ndërmarrjet e Kosovës po i përjetojnë drejtpërdrejt.

Bashkëbisedimet me ndërmarrësit, nga ministrja Hajdari me kolegë dhe të ftuarit në panel nga akademia, sektori privat dhe ekspertizës për inovacion dhe ndërmarrësi nga GIZ, vazhduan në çështjet e ngritura lidhur me barrierat administrative për të bërit biznes dhe përparësitë për krijimin e bashkëpunimeve të strukturuara dhe të vazhdueshme mes sektorit publik dhe privat, me qëllim të rritjes së konkurrueshmërisë se ndërmarrjeve vendore dhe zhvillimit te qëndrueshëmsocio-ekonomik.

JU REKOMANDOJMË

Emona Center me lojë shpërblyese për ata që qëllojnë rezultatin e saktë Kosovë – Sllovaki

Emona Center me lojë shpërblyese për ata që qëllojnë rezultatin e saktë Kosovë – Sllovaki
25/03/2026 - 20:34

Në prag të ndeshjes së nesërme në mes të Kosovës dhe Sllovakisë, rrjeti i markete Emona Center ka lansuar një lojë shpërblyese për klientët. Për të bërë pjesë...

Më shumëDetails

Investimet e huaja në Kosovë – kryesojnë Gjermania, Zvicra dhe Shqipëria

Investimet e huaja në Kosovë – kryesojnë Gjermania, Zvicra dhe Shqipëria
25/03/2026 - 14:03

Investimet e huaja direkte në Kosova arritën në 1.03 miliard euro, duke shënuar një rritje prej 238.2 milionë euro, ose rreth 30% krahasuar me vitin 2024. Në vitin...

Më shumëDetails

Kërkohet dorëheqja e bordit të ZRrE-së, Azemi: Njehsorët elektrikë e masin gabimisht rrymën

Kërkohet dorëheqja e bordit të ZRrE-së, Azemi: Njehsorët elektrikë e masin gabimisht rrymën
25/03/2026 - 13:56

Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se njehsorët elektrikë janë duke matur gabimisht kohën. Ai, ka thënë se ka bërë një hulumtim për energjinë elektrike...

Më shumëDetails

Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Iranit një plan 15 pikësh

Ulet çmimi i naftës
25/03/2026 - 10:03

Irani ka thënë se ka hapur Ngushticën e Hormuzit për “anije jo-armiqësore”, nëse ato koordinohen me autoritetet iraniane, duke ofruar një lehtësim për tregjet e tronditura nga lufta...

Më shumëDetails

Bie vlera e arit në tregjet ndërkombëtare

Bie vlera e arit në tregjet ndërkombëtare
24/03/2026 - 20:08

Çmimet e arit vazhduan rënien e tyre sot, të ndikuara nga tensionet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme. Këto tensione nxitën shqetësimet për inflacionin dhe pritjet për norma...

Më shumëDetails

Çmimi i naftës, qytetarët: I papërballueshëm për kushtet në Kosovë

Shteti shpërblen me kontratë ‘Petrol Companyn’, që para 4 muajsh ia hoqi licencën
24/03/2026 - 16:06

Rritja e çmimeve të derivateve të naftës po ndryshon nga momenti në moment. Kjo rritje po ndodhë si pasojë e luftës që po zhvillohet ën Lindjen e Mesme....

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    Klinika e Jeta Jahja kapet duke injektuar botox e fillerë ilegalisht, gjobë dhe ndalesë për stomatologen e Gërvallës

    129 Shpërndaje
    Shpërndaje 52 Tweet 32
  • Tensione për pozicionin në parti dhe radhitjen në listë? Hykmete Bajrami flet për raportet me Doarsa Kicën

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Inspeksioni i ndërpret punimet pa leje një kompanie ndërtimore, po rrezikonte qytetarët dhe nxënësit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Dy të arrestuar në aksionin anti-drogë, policia ndoqi Golfin nga Prishtina deri në Vushtrri (Video)

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Vushtrriasi Erjon Krasniqi merr titullin Doktor Shkence në Inxhinieri Ndërtimore në Japoni

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë