Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, bashkë me kandidaten për presidente Vjosa Osmani ishin në Lipjan.
Abdixhiku ka thënë se njerëzit po ndihen e dëgjohen.
Ai tha se aty po lind besimi se gjërat mund të ndryshohen në Kosovë.
Postimi i plotë:
“Hajde Folim” është platforma e vetme politike sot në Kosovë ku komunikojmë drejtpërdrejt me qytetarët.
Jemi në çdo shesh, në përballje të lirë e të ndershme me njerëzit tanë; për të dëgjuar, për të folur dhe për të kuptuar më mirë Kosovën që jeton çdo ditë.
Sot ishim në Lipjan.
Në qytetin e kryetarit kampion Imri Ahmeti.
Dhe aty pamë jo vetëm kureshtje, por edhe shpresë. Sepse kur njerëzit ndihen të dëgjuar, lind sërish besimi se gjërat mund të ndryshojnë.
Prandaj, në çdo qytet ku do të jemi, ejani. Uluni me ne. Flisni lirshëm. Na tregoni për jetën tuaj, për brengat, idetë e shpresat tuaja. Sepse Kosova nuk ndryshon nga larg; ndryshon kur njerëzit bëhen bashkë, flasin hapur dhe ndërtojnë besimin tek njëri-tjetri.
Postimi i plotë:












