Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hakohen përdoruesit e Crypto.com, vidhen kriptovaluta në vlerë 35 milionë dollarë

20/01/2022 - 20:21
në Tech
A A
Parashikimi i një prej bankave më të mëdha në botë: Bitcoin mund të arrijë vlerën e 100 mijë dollarëve
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Crypto.com, një nga këmbimoret më të mëdha dhe më të njohura të kriptomonedhave në botë, që tani mbështetet nga aktori i famshëm hollivudian, Matt Damon, ka pranuar se 483 nga përdoruesit e tij u hakuan në fillim të këtij muaji, duke çuar në tërheqje të paautorizuara të bitcoin dhe Ether me vlerë prej 35 milionë dollarë.

Kompania fillimisht kishte thënë se 15 milionë dollarë ishin marrë në grabitje.

“Më 17 janar 2022, Crypto.com mësoi se një numër i vogël përdoruesish kishin tërheqje të paautorizuara të kriptove në llogaritë e tyre,” shkroi Cyrpto.com në një postim të enjten.

“Crypto.com pezulloi menjëherë tërheqjet për të nisur një hetim dhe punoi gjatë gjithë kohës për të adresuar këtë çështje. Asnjë klient nuk përjetoi humbje fondesh. Në shumicën e rasteve kemi parandaluar tërheqjen e paautorizuar dhe në të gjitha rastet e tjera klientët janë rimbursuar plotësisht”, ka shtuar Damon.

Kompania ka thënë të hënën se kishte parë që për një pjesë të vogël të llogarive, transaksionet po miratoheshin pa u futur nga një përdorues, faktori i dytë i vërtetimit.

Si masë shtesë, Crypto.com prezantoi një veçori që nënkupton se kur një adresë e re shtohet si përfitues në një llogari, përdoruesi do të marrë njoftime dhe do të ketë 24 orë kohë për ta anuluar çdo pagesë nëse nuk e autorizojnë atë.

Më në fund, është shpallur Programi i Mbrojtjes së Llogarive në mbarë botën (WAPP), duke premtuar se do të rivendosë fondet deri në 250,000 dollarë për përdoruesit që kualifikohen. Për t’u kualifikuar, përdoruesit duhet të përdorin vërtetimin me shumë faktorë dhe të kenë paraqitur një raport policie që mund të tregojë Crypto.com.

Kompania ka bërë emër kohët e fundit me partneritetet me Matt Damon dhe Ëater.org, si dhe me blerjen e të drejtave të emrit të Staples Center në Los Anxhelos.

Shkelja në Crypto.com është një nga shumë hakimet që rezulton në humbje shumë milionëshe në industrinë e kriptomonedhave. Në të vërtetë, ajo zbehet në krahasim me vjedhjen e madhe prej 600 milionë dollarësh që goditi platformën Poly Network të bazuar në blockchain. Kjo histori mori një kthesë të çuditshme kur hakeri i ktheu të gjitha fondet.

JU REKOMANDOJMË

Alarm për AI-në: Rriten rastet kur inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit

Alarm për AI-në: Rriten rastet kur inteligjenca artificiale del jashtë kontrollit
01/09/2026 - 21:22

Rastet kur sistemet e inteligjencës artificiale veprojnë jashtë kontrollit të përdoruesve janë rritur ndjeshëm, duke ngritur shqetësime të reja për sigurinë e AI-së. Sipas një analize të Loss...

Më shumëDetails

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi

Operacioni i parë në botë në tru me AI: Tumori u hoq, pacientit iu shpëtua shikimi
28/08/2026 - 23:05

Teknologjia ndërhyri aty ku edhe një milimetër mund të ndryshonte gjithçka Një burrë në Britaninë e Madhe është bërë pacienti i parë në botë që iu nënshtrua një...

Më shumëDetails

Rreziqet e AI-së, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të

Rreziqet e AI-së, shefja e teknologjisë në BE: Njerëzit po humbasin kontrollin mbi të
25/08/2026 - 20:16

Nënkryetarja ekzekutive e Komisionit Evropian për sovranitetin teknologjik, sigurinë dhe demokracinë, Henna Virkkunen, paralajmëroi të martën për rreziqet që lidhen me zhvillimin e shpejtë të inteligjencës artificiale dhe...

Më shumëDetails

OpenAI po lanson ChatGPT-në për adoleshentë

OpenAI po lanson ChatGPT-në për adoleshentë
20/08/2026 - 14:36

OpenAI po lanson një version të ChatGPT të krijuar posaçërisht për adoleshentët, brezi i parë që po rritet me inteligjencën artificiale, të cilët tashmë po e përdorin për...

Më shumëDetails

Instagram-i ndryshon logon, drejtori tregon përse

Instagram-i ndryshon logon, drejtori tregon përse
15/08/2026 - 20:57

Gjiganti Meta ka prezantuar zyrtarisht logon e re të platformës Instagram — ndryshimi i saj i parë vizual në dhjetë vitet e fundit. Drejtori i Instagram-it, Adam Mosseri,...

Më shumëDetails

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse

iPhone 18 mund të jetë shumë më i shtrenjtë se modelet e tjera, ja pse
10/08/2026 - 13:33

Apple po përballet me rritje të kostove të memories DRAM, pasi prodhuesit po i japin përparësi qendrave të të dhënave për AI. Pas rritjes së çmimeve të Mac,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    Kajtazi: Kryegjyqtari Smith veç sa nuk e falënderoi Rexhep Selimin

    205 Shpërndaje
    Shpërndaje 82 Tweet 51
  • Gjyqtari Smith që dënoi dje krerët e UÇK’së s’humb kohë, merr vendim të ri

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • “KU JE SHPIUNE?” – Aksion në objektin e Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Donika Gërvalla – Schwarz

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Befason Nait Hasani, tregon me emër kush e vrau veprimtarin e LDK-së

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Çfarë ka në syrin e Leonorës? Këngëtarja tregon çka i ndodhi

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë