Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haliti bën thirrje për konstituimin e Kuvendit: Me ushtrinë e Vuçiqit në kufi, Kurti duhet ta nxjerr vendin nga ngërçi

26/06/2025 - 19:53
në Lajme
A A
Haliti: Kam përshtypje që Kurti do përpiqet për zgjedhje, të bëjë fushatë duke thë se “s’e bëri Asociacionin”
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Xhavit Haliti, ka komentuar zvarritjen e konstituimit të Kuvendit, duke e cilësuar situatën si të dëmshme për funksionimin demokratik dhe për zhvillimin ekonomik të vendit.

Gjatë intervistës në FIVE të TV Dukagjinit, Haliti ka theksuar se në çdo vend tjetër ky do të ishte një proces normal, por në Kosovë është shndërruar në një problem serioz.

“Si proces në kushte të tjera, do të konsiderohej proces normal. Por, në Kosovë të zgjatë kaq shumë konsitutimi i organit më të lartë të shtetit, mendoj që është gabim. Duhet të përshpejtohej, do të duhej gjendej formula për ta funksionalizuar Kuvendin. Sepse pa Kuvend nuk të krijohet as Qeveria dhe pa Kuvendin e Qeverinë janë disa projekte ose shumë që vijnë, qotfë donacione nga vendet e BE-së dhe SHAB-të, qoftë nga kreditë e buta që i shërbejnë zhvillimit ekonomik të Kosovës, nuk mund të miratohen në Kuvend dhe mbesin të bllokuara”, ka thënë Haliti.

Përveç aspektit ekonomik dhe institucional, Haliti ka shprehur shqetësim edhe për situatën në veri të vendit.

“Situata në Kosovë veçanërisht në veri nuk është e mirë, dhe duke pas ushtrinë e Vuçiqit në kufi nuk është e shëndetshme as për vendin dhe për asnjë njeri në Kosovë që të jemi pa institucione”, ka theksuar ish-deputeti.

Haliti kritikoi të gjithë spektrin politik, duke përfshirë 120 deputetët aktualë, për mosfunksionalizimin e Kuvendit.

Sipas tij, aktualisht ekziston një betejë politike mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe partive që deri tani kanë qenë në opozitë, por që nuk kanë një projekt unik për ta rrëzuar Albin Kurtin dhe për të sjellë në krye të Qeverisë dikë tjetër.

“Tani në Parlament janë 120 deputetë dhe të gjithë janë përgjegjës për mosfunksionalizimin e Kuvendit. Fatkeqësisht në Kosovë, deputetët janë ose edhe kanë qenë mekanizma të cilët votojnë sipas qëndrimeve të partive përkatës ose janë të shndërruar në makineri votimi. Kur ka votime të rëndësishme shkojnë ndërsa kur nuk ka nuk shkojnë në sallë. Por, në këtë rast është një betejë në mes të VV-së dhe partive që kanë qenë në opozitë deri tani. Kanë kërkesa partitë që kanë qenë në opozita, por nuk janë unike në projektin e tyre të përbashkët për ta rrëzuar në këtë rast, jo të Albulenës por të Albin Kurtit. Dhe për ta bërë kryeministër dikë që e meriton dhe që i takon. Normalisht që i takon partisë së dytë.

Topi është tek VV-ja dhe Albini do të duhej me qenë më fleksibil me partitë tjera. Mos me u marrë me ftesa në formë urdhërore, por duhet të komunikojë… duhet të gjejë një mënyrë të komunikim dhe që e nxjerr Kosovën prej këtij ngërçi. Albini duhet të trokasë në dyert e të gjitha partive politike”, ka shtuar Haliti./Telegrafi

JU REKOMANDOJMË

Enver Hasani dorëzon kallëzim penal ndaj Avni Pukës në Prokurorinë Themelore – dokumenti i plotë
Kryesore

Enver Hasani: Gjykata konfirmoi se votimi i fshehtë është jokushtetues

26/06/2025 - 23:32
Gruda i PDK-së: Kurti e bën Asociacionin, por po orvatet ta shtyjë deri në zgjedhjet e reja – Kushtetuesja s’mund ta shmangë autonominë
Lajme

Gruda i PDK-së thotë se Gjykata Kushtetuese ka përcaktuar qartësisht tri gjëra themelore

26/06/2025 - 22:59
VV: Faton Peci kandidat për kryetar të Mitrovicës, ishte një nga ministrat më të suksesshëm duke sjellë reforma në bujqësi
Lajme

Reagon Peci pas zyrtarizimit të kandidaturës: Mitrovica do të ketë një trajtim të ri

26/06/2025 - 22:52
“Koka mush men. Pe çelka sheshin” Ironia epike e Valon Sylës me Përparim Ramën
Lajme

“Kushtetuesja nuk mundet me e kry punën e politikës – Albini për 30 ditë nuk e bën, shpërndarja çon në zgjedhje”, Valon Syla për vendimin e Gjykatës

26/06/2025 - 22:44
Koci: Sanksionimi i Vulin nga SHBA-të, goditja më e madhe për Serbinë që nga 1999!
Lajme

Arianit Koci kritikon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: E dha vendimin, por jo zgjidhjen

26/06/2025 - 22:15
Cakolli: Kur dorëhiqesh nga ekzekutivi s’ka vend për të qëndruar në objekt, e lëre më për të votuar borde
Lajme

Cakolli për vendimin e Gjykatës Kushtetuese: I “kënaq” të gjitha palët, por nuk i jep zgjidhje të plotë asnjërës

26/06/2025 - 22:07

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

    139 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Lajm i mirë për lehonat, nga sot marin shtesat me rritje

    246 Shpërndaje
    Shpërndaje 98 Tweet 62
  • Trump eskalon ndaj CNN, kërkon shkarkimin e gazetares: Të hudhet jashtë si qen

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Punët ngushtë për shkak të studentëve, Vuçiq kërkon shpëtim duke goditur Perëndimin që i bombardoi për Kosovën

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Mbretëresha e Holandës e “përqesh” Presidentin Trump gjatë takimit mbretëror

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë