Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haliti: PDK ka nevojë për riorganizim të brendshëm, nuk na duhet posti i presidentit

23/06/2026 - 20:18
në Lajme
A A
Haliti: PDK ka nevojë për riorganizim të brendshëm, nuk na duhet posti i presidentit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti ka deklaruar se partia e tij po përballet me sfida të brendshme pas rënies së numrit të votave, duke theksuar nevojën për një proces të thellë riorganizimi.

Haliti në emisionin “Ditari” në Tëvë1 ka thënë se PDK duhet të nisë sa më shpejt zgjedhjet e brendshme dhe reformimin e strukturave partiake, nga nivelet më të ulëta deri te ato më të larta.

“Nëse e shohim numrin e votave, PDK ka një rënie të madhe. PDK-ja ka disa probleme me të cilat ballafaqohet dhe duhet të fillojë një proces i brendshëm që merret me riorganizimin e tërësishëm të partisë. Kemi disa vjet që nuk kemi bërë zgjedhje në nivelet e ulëta deri në nivelet e larta, përveç disa proceseve formale për shkak të situatave që janë krijuar në parti. Kjo është një detyrim ndaj elektoratit, por mbi të gjitha një obligim statutar për ta forcuar dhe rindërtuar partinë”, ka thënë Haliti.

Duke folur për zhvillimet politike dhe krijimin e institucioneve të reja, ai ka theksuar se interesat e Kosovës duhet të jenë mbi interesat partiake.

“Unë jam pro që të krijohen institucionet. Marrëveshjet bëhen sipas interesave të partive dhe interesave të Kosovës, por mendoj se ne duhet t’i shohim interesat e Kosovës në vend të parë, e pastaj interesat e partive”, është shprehur ai.

Haliti ka bërë të ditur se PDK preferon të mbetet në opozitë, ndërsa ka minimizuar rëndësinë e garës për postin e presidentit.

“Vetëvendosja le t’i marrë tri pozitat shtetërore. Ne duam të rrimë në opozitë dhe të luftojmë si parti opozitare. Presidenti i Kosovës nuk i duhet as LDK-së, as PDK-së dhe askujt tjetër, sepse nuk ka fuqi”, ka deklaruar ai.

Sa i përket mundësisë së një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, Haliti tha se nuk pret ftesë për bashkëqeverisje nga partia në pushtet, megjithëse sipas tij ka individë brenda VV-së që janë të interesuar për një bashkëpunim të tillë.

“Nuk e besoj që do të ketë një ftesë për bashkëqeverisje nga VV-ja. Në VV ka shumë të interesuar për të hyrë në koalicion me PDK-në, por është Albin Kurti ai që vendos për gjithçka. Nëse ne duam të hyjmë në koalicion me VV-në, duhet të kemi një marrëveshje politike për qeverinë”, ka përfunduar Haliti.

JU REKOMANDOJMË

Zhvillime brenda Lidhjes Demokratike | Dega e Dytë e LDK-së kërkon dorëheqjen e Abdixhikut

Zhvillime brenda Lidhjes Demokratike | Dega e Dytë e LDK-së kërkon dorëheqjen e Abdixhikut
23/06/2026 - 21:14

Dega e Dytë e LDK-së në Prishtinë ka kërkuar dorëheqjen e kryetarit Lumir Abdixhiku, duke e konsideruar atë përgjegjës për humbjet e fundit zgjedhore dhe rënien e partisë...

Më shumëDetails

Arben Gashi: Korrupsioni po gërryen besimin e qytetarëve

Arben Gashi: Korrupsioni po gërryen besimin e qytetarëve
23/06/2026 - 20:58

Arben Gashi ka ngritur shqetësimin për gjendjen politike dhe shoqërore në Kosovë, duke theksuar se korrupsioni, retorika nacionaliste dhe përçarjet e brendshme janë faktorë që historikisht kanë çuar...

Më shumëDetails

Abdixhiku i përgjigjet Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet e juaja, i pranoj menjëherë

Abdixhiku i përgjigjet Muhaxherit dhe Ahmetit: Pres dorëheqjet e juaja, i pranoj menjëherë
23/06/2026 - 20:50

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pasi degët e partisë në Pejë dhe Lipjan kërkuan dorëheqjen e tij nga posti i kryetarit. Përmes një reagimi publik, Abdixhiku...

Më shumëDetails

Edhe Imri Ahmeti dhe dega e LDK në Lipjan ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut nga kreu i partisë

Edhe Imri Ahmeti dhe dega e LDK në Lipjan ia kërkojnë dorëheqjen Abdixhikut nga kreu i partisë
23/06/2026 - 20:02

Kryesia e Degës së LDK-së në Lipjan, kërkon dorëheqjen e Kryetarit Lumir Abdixhiku, “si standard të përgjegjësisë politike dhe si akt reflektimi ndaj mesazhit që qytetarët kanë përcjellë...

Më shumëDetails

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje

Zyrtarizohet përçarja mes Gazmend Muhaxherit dhe Lumir Abdixhikut – Dega e Pejës kërkon dorëheqje
23/06/2026 - 19:40

Dega e LDK-së në Pejë, njofton se pas mbledhjes së Kryesisë dhe analizës së rezultateve të zgjedhjeve të qershorit, “me shumicë votash, anëtarët e Kryesisë në Pejë kanë...

Më shumëDetails

A ka negociata të fshehta LDK-VV? – Përgjigjet Paris Guri

A ka negociata të fshehta LDK-VV? – Përgjigjet Paris Guri
23/06/2026 - 19:32

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Paris Guri, ka thënë se nuk ka negociata të fshehta mes partisë së tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje për bashkëqeverisje. Në DPT te Fidani,...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    Fatmir e Esat Likaj, Arben Mikullovci … – Ja kush janë biznesmenët që po e ndërtojnë kompleksin në Prizren ku vdiq punëtori nga goditja e kranit

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Këto janë çmimet e derivateve për sot në Kosovë

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “PDK, LDK dhe AAK duhet të zotohen se do ta respektojnë votën e sovranit duke qëndruar në opozitë“

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20
  • 136 punëtorë në ofertë, 148 në terren- parregullsia që gjeti auditori në Fushë Kosovë

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Sot u jepet lamtumira e fundit dy motrave Zubaku, që humbën jetën në aksidentin në Gjermani

    81 Shpërndaje
    Shpërndaje 32 Tweet 20

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë
https://veriu.info/wp-content/uploads/2026/04/Emona-Center-Banneri-v2.mp4