Një moment jo i zakonshëm ndodhi sot gjatë ndeshjes KB Trepça – KB Vëllaznimi.
Disa nga pjestarët e Torcidës kanë filluar sharjet ndaj Drilon Hajrizit, lojtarit kryesor të KB Trepçës.
Kundrejt sharjeve që u bënë ndaj Hajrizit reaguan një pjesë tjetër e Torcidës, prej nga filluan edhe përleshjet fizike.
Ata u larguan nga salla, prej nga përleshja fizike vazhdoi edhe jashtë palestrës.