Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

HAMASI,IZRAELI DHE KOSOVA

11/10/2023 - 17:31
në Opinione
A A
HAMASI,IZRAELI DHE KOSOVA
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan, Ben Blushi

Sulmi mizor që kreu Hamasi gjatë kësaj jave në Izrael po e ndan botën sërish në dy pjesë.
Një palë dënojnë dhunën ndaj civilëve të pafajshëm, ndërsa pala tjetër mendojnë se terrori i Hamasit është i justifikuar për shkak të veprimeve pushtuese të Izraelit në vite.

Por sic është ndarë bota, mes Izraelit dhe Hamasit, janë ndarë dhe shqiptarët. Disa nga reagimet e tyre ne rrjete sociale, përfshi dhe në faqen time në facebook, e cila në një moment u mbush me fotografi terroristësh të lumtur, ishin të pështira dhe të pavend, aq sa në një moment mu duk sikur jetoja në Rripin e Gazës dhe jo në Shqipëri.

Gaza është një rrip toke në jug të Izraelit, në kufi me Egjiptin dhe paralel me detin, jo më shumë se 365 kilometra katrorë në të cilët jetojnë 2 milion palestinezë. Bëhet fjalë për një drejtkëndësh sa sipërfaqja mes Velipojës dhe Shëngjinit që shtrihet në brendësi të tokës nga Shkodra në Lezhë. Imagjinoni sikur në këtë sipërfaqe të jetonin 2 milion banorë të cilëve nuk i lejohet të dalin që aty, u hiqet uji, u kufizohen ushqimet, u ndërpritet energjia,u bllokohet deti dhe qielli dhe herë pas here u sulmohen shtëpitë me raketa.

Kjo është Gaza. Një burg i madh në natyrë.
Palestinezët që jetojnë aty janë të dënuar të mos lëvizin nga ky kafaz i hekurt. Atyre nuk u lejohet të përdorin ajrin për të fluturuar dhe detin për të peshkuar. Deti i Gazës është i patrulluar nga anijet ushtarake izraelite të cilat i lejojnë peshkatarët të lundrojnë deri në 5 kilometra largësi për të kapur peshq. Ndryshe i mbysin, i vrasin ose i burgosin sic ka ndodhur në dhjetëra raste.
Unë e kam parë me sytë e mi këtë kafaz njerëzor, në të cilin burrat jetojnë për të luftuar dhe gratë për të lindur burra të tjerë. Meqënëse këtyre njerëzve u është marrë gjithshka, atyre u ka mbetur vetëm një gjë : urrejtja. Mbi urrejtjen për Izraelin eshtë themeluar Hamasi, një organizatë politike e cila prej vitesh armatoset duke kërcënuar jo vetëm Izraelin por edhe gjysmën tjetër të Palestinës që qeveriset nga një parti më e butë palestineze.
Kjo urrejtje e pafre është arma të cilën terroristët e Hamas e përdorën këto ditë për të masakruar disa qindra civilë izraelitë, shumë prej të cilëve po kërcenin gjatë një festivali tradicional, dedikuar miqësisë, dashurisë dhe lirisë se pakufizuar. Ky festival që quhet Supernova u kthye në një varr masiv ku 260 djem dhe vajza u vranë dhe u dhunuan njëkohësisht në sy të njëri-tjetrit, ndërsa shumë të tjerë u rrëmbyen për tu mbajtur në bodrumet e fshehta të Gazës.
Të vrarët deri tani janë afër 1000.

Kjo masakër e kryer me gjak të ftohtë u konsiderua nga shumica e vendeve një akt terrorist për të cilin nuk mund të ketë dy qëndrime. Nëse rezistenca e palestinezëve ndaj Izraelit është legjitime, vrasja e njerëzve që kërcejnë nën tingujt e muzikës është terrorizëm. Prandaj Hamasi është një organizatë terroriste c’ka nuk mund të vihet në diskutim.
Të jesh kundër Hamasit nuk do të thotë detyrimisht të jesh pro Izraelit. Mund të jesh kundër të dyjave sic nuk mund të jesh kurrë pro të dyjave. Ndërkohë, të jesh kundër terrorizmit nuk do të thotë të jesh kundër të drejtës së Palestinës për të egzistuar. Nga ana tjetër, të jesh pro të drejtës së Izraelit për të mbrojtur qytetarët e vet nuk do të thotë të jesh kundër të drejtave të palestinezëve. Këto janë gjëra të ndara dhe shumë të qarta të cilat i ngatërron vetëm dikush që orientohet nga urrejtja fetare, racore ose etnike.

Prandaj komentet e shumë shqiptarëve që kanë mbështetur Hamasin edhe pasi kanë parë vrasjet masive,rrëmbimet e vajzave dhe të fëmijëve janë të frikshme dhe dëshpëruese. Ato të detyrojnë të mendosh me shqetësim për shqiptarët.
Edhe më e shëmtuar bëhet kjo tendencë justifikuese, kur vjen nga shqiptarë të Kosovës të cilët simpatizojnë Hamasin për shkak të fesë. Terroristët e Hamasit nuk gjykohen se janë muslimanë por se janë terroristë. Ata janë edukuar si terroristë dhe kjo shpjegon të qeshurat e tyre kur mbyllin pas hekurave fëmijë të rrëmbyer nga prindërit, apo kur i detyrojnë plakat izraelite të mbajnë kallashnikovë mbi kurriz. Ata kënaqen kur vrasin dhe urrejtja e tyre nuk ka lidhje me fenë, por me mënyrën e tyre të jetesës.
Shqiptarët e Kosovës ishin objekt i një sulmi terrorist disa ditë më parë dhe prandaj gjithë bota u solidarizua me ta kur një grup terrorist serb vrau një polic dhe ndoshta do kishte vrarë edhe më shumë shqiptarë nëse nuk do ishte neutralizuar. Megjithëse serbët e këtij grupi janë të krishterë ata nuk dallojnë fare nga militantët e Hamasit që janë muslimanë. Ata janë njëlloj. Paramilitarë që vrasin për të frikësuar shtetet dhe shoqëritë. Serbët janë sjellë njëlloj si Hamas, gjatë masakrave të vitit 1999 në Kosovë. Kanë qeshur duke vrarë. Bota demokratike nuk i toleroi meqë ishin të krishterë, por i ndëshkoi se ishin terroristë.
Edhe shqiptarët kanë patur një organizatë ushtarake e cila ka luftuar për clirimin e vendit të vet. Ajo ishte UCK. Por UCK nuk luftoi me civilët, nuk i sulmoi ata, nuk rrëmbeu serbë nëpër koncerte, nuk mbylli në kafaz fëmij të pafajshëm, nuk dhunoi pleq dhe nuk përdori pengje për të negociuar. Vetëm kujtimi i UCK duhet ti bindë shqiptarët dhe sidomos kosovarët, se cdo solidarizim me Hamasin është një përdhosje e luftës së tyre të drejtë.
Prandaj nuk na takon të jemi me Hamasin, këtë mostër që ka lindur në Gaza, por është ushqyer nga urrejtja e popujve të ndryshëm për njëri-tjetrin. Hamasi është aleate e gjithë armiqve tanë historikë, qofshin këto ndjenja, paragjykime, taktika apo shtete.

JU REKOMANDOJMË

Rama nuk duhet të dorëhiqet, por duhet të shkojë në zgjedhje

Lumiri fitoi. LDK humbi. Albini qeshi.
18/10/2026 - 15:49

Shkruan Baton Haxhiu Dhuna nuk mund të vendosë kush qeveris. Por as refuzimi i dhunës nuk mund t’i shërbejë pushtetit për të shmangur krizën e besimit. Përgjigjen duhet...

Më shumëDetails

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës

Shkruan Dardan Sejdiu: Zjarri i Tiranës dhe durimi i Prishtinës
17/10/2026 - 17:15

Shkruan: Dardan Sejdiu Në Tiranë, këto ditë, pakënaqësia ka dalë prej raporteve statistikore dhe ka hy në rrugë. Studentë, të rinj, qytetarë. Një protestë që ka nisë me...

Më shumëDetails

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?

Miti i 80 votave: Pse nuk mund ta zhbëjmë kështu Gjykatën Speciale?
15/10/2026 - 14:59

Shkruan: Arianit Koci Kuvendi voton tërheqjen nga marrëveshja. BE-ja e kundërshton. Dhomat e Specializuara, të njohura si Gjykata Speciale, vazhdojnë punën. Të burgosurit mbeten në qeli. Arrestimet mund...

Më shumëDetails

Pse lëshoi pe Kurti?

Maliqi: Dialogu Kosovë – Serbi është “ngrirë”, por do të “shkrihet” së shpejti
12/10/2026 - 14:15

Ajo çka e ka brengosur posaçërisht Kurtin ka qenë zgjimi dhe angazhimi i brezit më të ri të votueseve në përkrahje të “Liria ka emër”, brohoritjet “UÇK! UÇK!”...

Më shumëDetails

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte

Autokratët “demokratë”, Noli e dinte
10/10/2026 - 22:17

Sot, autokratët, janë kudo “normalë”. Ata të Ballkanit i sheh rëndom në takime me zyrtarët evropianë, ku raportojnë për ecurinë pozitive të Shqipërisë, Malit të Zi, Serbisë, Maqedonisë...

Më shumëDetails

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!

Bardhyl Mahmuti: Vetëm të bashkuar mund të dalim fitimtarë!
08/10/2026 - 10:14

Shkruan Bardhyl Mahmuti Më 28 shtatorit 2026, 99 deputetë të Kuvendit të Kosovës miratuan deklaratën e përbashkët përmes së cilës shprehën qëndrimin e qartë se asnjë aktgjykim nuk...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Sukses i madh i AKI-së | Pas punës së Inetligjencës, Prokuroria, policia dhe Dogana me kontrolle në veri, sekuestrohen mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 200 mijë euro dhe 22 automjete

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Nasim Haradinaj i ashpër me Përparim Grudën: Ti e Çlirimi na e prezantuat si perlë drejtësie, të hartuar nga soji yt jurist!

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21
  • Ish-shefi i stafit të Osmanit si presidente flet për një sondazh të freskët: LDK e AAK nën 10 %, PDK e VV s’kanë lëvizur

    85 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë