Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka rikujtuar edhe një herë dëmet që ia ka sjell Kosovës Qeveria Kurti.
Ai ka bërë me dije se kjo qeveria ka polarizuar skajshmërish shoqërinë kosovare dhe e ka sanksionuar Kosovën.
Në profilin e tij në “Facebook”, Hamiti ka shkruar se kjo është qeveria më e korruptuara në historinë e Kosovës.
“Polarizim i skajshëm shoqëror dhe politik. Paralizë e rëndë e institucioneve kryesore të shtetit, e Kuvendit dhe e Qeverisë, gjatë gjithë vitit 2025. Pa buxhet të miratuar për vitin e ardhshëm. Propagandë permanente e Vetëvendosjes që i damkos rivalët politikë si armiq, i sulmon institucionet e pavarura, gjyqësorin dhe median. E lufton VV-ja korrupsionin me fjalë ndërsa e bën vepër. Korrupsioni qeveritar është endemik. Kjo Qeveri është më e korruptuara në historinë e Kosovës. Shteti ynë është nën sanksione të BE-së prej vitit 2023. Ekonomia ka stagnuar. Qytetarët janë varfëruar”, ka shkruar ai, duke dhënë detaje tjera.
“Kjo është gjendja e mjerueshme e Kosovës në fund të vitit të humbur 2025. Ndryshimi që e solli kasta pushtetore populliste e vitit 2021 është ky. Udhëheqësit po e shijojnë pushtetin”, ka shkruar ai.













