Në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Partia Demokratike e Kosovës do të garojë me numrin 130.
Kryetari i kësaj partie, Bedri Hamza ka thënë se 130 është numri i bashkimit për Kosovën, dhe se ky numër është i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik.
Tutje ai thotë se numri 130 i PDK-së është numër i fitores.
“130 është numri i bashkimit për Kosovën. Është numri i stabilitetit, normalitetit dhe zhvillimit ekonomik. Është numri i drejtimit të sigurt dhe rrugës evropiane për vendin tonë.
130 është numri i fitores!”, ka shkruar Hamza në Facebook.













