Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Skandal: Në vend që t’i mbikëqyrë sponsorizimet klubeve, Drejtori i MKRS-së u pagua për këto marrëveshje 4,500 euro nga FC Vushtrria (Dokument)

07/12/2025 - 14:34
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
Skandal: Në vend që t’i mbikëqyrë sponsorizimet klubeve, Drejtori i MKRS-së u pagua për këto marrëveshje 4,500 euro nga FC Vushtrria (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Në kuadër të hulumtimit për disa transaksione financiare të dyshimta të FC Vushtrria, Veriu.info ka zbuluar se nga llogaria bankare e këtij klubi janë bërë pagesa në kundërshtim me marrëveshjen e sponsorizimit dhe vërtetimin e lëshuar nga Komisioni për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave për Lëshimin e Vërtetimit për Sponsorizime në Fushën Sportit i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Gjatë hulumtimit Veriu.info ka gjetur edhe disa pagesa nga FC Vushtrria në xhirollogarinë e Mehdi Uka, U.d. Drejtor i Departamentit Ligjor në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ministri e cila mbikëqyr klubet sportive për të parë se a po përdorin financimet e sponsorizimit në përputhje me ligjin.

Veriu.info ka siguruar transaksionet financiare me të cilat dëshmohet se FC Vushtrria ka paguar tri herë brenda gjashtë muajsh U.D. Drejtorin e Departamentit Ligjor të MKRS-së, Mehdi Uka. Fillimisht FC Vushtrrria më 21 nëntor 2024 e ka paguar Mehdi Ukën me 3 mijë e 300 euro në emër të ‘pagesë e kryer për marrëveshjet e sponsorizimit sipas kontratës’. Më pas janë realizuar edhe dy transaksione bankare në xhirollogari të U.D. Drejtorit të Departamentit Ligjor të MKRS-së, më 26 mars 2025 shuma prej 350 euro dhe më 26 maj 2025 shuma prej 877 euro.

Pra, një drejtor i MKRS-së që departamenti i tij është përgjegjës për hartimin e dokumenteve shtetërore për t’i kontrolluar klubet sportive se si po i menaxhojnë parat e sponsorizimit, paguhet nga një klub për ‘marrëveshjet e sponsorizimit’.

Këtu përveç që kemi dyshim të bazuar të konfliktit të pastër të interesit, kemi bazë edhe një skemë me elemente potenciale të ‘krimit financiar’, ku klubet përdorin zyrtarët e shtetit për marrëveshje sponsorizimi, të cilët ata zyrtarisht janë në rolin e kontrolluesit dhe mbrojtjes së interesit institucionale përballë një subjekti juridik tjetër.

Çfarë janë paratë e sponsorizimit?

Për ta shpjeguar më thjeshtë: Një biznes që fiton 1 milion euro gjatë vitit është i obliguar të paguaj 100 mijë euro tatim shtetit (ATK-së). Në bazë të Ligjit për Sponsorizim, 30% të tyre (30 mijë euro) mund t’i jap sponzorizim në një klub sportive dhe të njëjtat i zbriten nga tatimi në ATK, ku në vend të 100 mijë euro, i paguan 70 mijë euro. Kjo nënkupton se këto para të sponsorizimit janë praktikisht para të ATK-së, por që klubet e shfrytëzojnë këtë mundësi ligjore për mbështetje të klubeve (me para të shtetit). Pra, Në praktikë, sponsorizimi përmes zbritjes tatimore konsiderohet mjet publik me destinim të veçantë, i cili i është deleguar klubit për ta shpenzuar vetëm për qëllimin e miratuar nga MKRS

Një klub fillimisht duhet ta marë një vërtetim të sponsorizimit në MKRS për pranimin e sponsorizimit dhe në fund të periudhës së sponsorizimit dërgon raport në MKRS për të dëshmuar se i ka shfrytëzuar parat e sponsorizimit sipas planit të miratuar. Brenda MKRS-së përgjegjës për hartimit e Formularëve, udhëzuesit, dokumenteve tjera për aplikim për vërtetim të sponsorizimit, hartim të rregullores për përcaktimin e kritereve, procedurave dhe formës për vërtetimin e sponsorizimit në fushën e sportit është Departamenti Ligjor, i cili udhëheqet nga U.D. Drejtori, Mehdi Uka.

Pra, MKRS kontrollon klubet dhe jep miratim apo refuzim në fund, varësisht se a është shfrytëzuar sponsporizimi në mënyrë adekuate. Kur shkelet vërtetimi, atëherë parat duhet i kthehen shtetit.

Veriu.info për më shumë se dy muaj ka dërguar disa herë pyetje në MKRS për të marrë përgjigje për këtë çështje dhe për skandalet e tjera të FC Vushtrria në lidhje me shfrytëzimin e parave të sponsorizimit, por deri më tash nuk kemi marrë përgjigje, përfshirë as për rastin e Mehdi Ukës. Pyetjes i janë dërguar edhe kabinetit të ministrit në detyrë Hajrulla Çeku, por nuk kemi marrë përgjigje.

I pyetur nga Veriu.info se A keni patur të drejt zyrtar i MKRS të merrni mjete monetare nga një klub, të cilit MKRS i’a mbikëqyr shfrytëzimin e mjeteve të sponsorizimit, Mehdi Uka ka thënë se po.

“Po. Angazhimi im profesional me klubin ka qenë krejtësisht i ndarë nga detyrat e mia zyrtare në MKRS dhe pa asnjë ndikim në proceset e sponsorizimit, meqë pozita ime nuk është vendimmarrëse në këtë fushë. Kontrata për shërbime profesionale me klubin, ka qenë e lidhur në përputhje me legjislacionin në fuqi, të hyrat janë realizuar në mënyrë tërësisht transparente përmes bankës, dhe përgjegjësia për burimin e mjeteve i takon klubit. Prandaj, kompensimi ka qenë ligjor dhe i lejuar.”, ka thënë Mehdi Uka për Veriu.info.

Kur është pyetur se a ka patur autorizim ose cfarëdo dokumenti nga MKRS, me të cilin ju ësht lejuar të paguheni për marrëveshjet e sponsorizimit nga një klub futbolli, U.d. Drejtor i Departamentit Ligjor, Mehdi Uka ka thënë se nuk ka pasur autorizim.

“Jo. Ligji nuk e ndalon angazhimin profesional jashtë orarit të punës për zyrtarët publikë. Angazhimi im ka qenë i njohur dhe i deklaruar te mbikëqyrësi im, që përbën edhe standardin e kërkuar institucional.”, thuhet në përgjigjen e tij.

Ndërkaq, sa i përket konfliktit të interesit me këtë rast, sipas tij nuk ekziston.

“Absolutisht jo. Këtë e ka konfirmuar zyrtarisht Agjencia për Parandalimin e Korrupsionit (APK), në përgjigjen e protokolluar me nr. DPKI 2171/25 të datës 04.11.2025, e cila ka vlerësuar se angazhimi im si bashkëpunëtor i jashtëm nuk paraqet asnjë papajtueshmëri me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit. Ky opinion zyrtar e vërteton plotësisht se veprimi ka qenë ligjor, i rregullt dhe pa asnjë element konfliktual”, por që të njëjtin opinion nuk e ka prezantuar në përgjigje.

Çka thotë Ligji për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik?

Neni 6 i Ligjit: Konflikti i interesit lind nga një rrethanë në të cilën zyrtari ka interes privat, që ndikon, mund të ndikojë ose duket se ndikon në kryerjen me paanshmëri dhe objektivitet të detyrës së tij zyrtare.

Ndërsa neni 1 që flet për punët e ndaluara për zyrtarin publik në paragrafin 1.2 thotë: punët e tilla mund të ndikojnë në paanshmërinë e ushtrimit të detyrës publike dhe cenojnë respektimin e parimeve të konkurrencës së lirë.

Detyrat e departamentit ligjor të MKRS?

Sipas të dhënave që gjenden në ueb faqen e MKRS-së, departamenti ligjor që udhëheqet nga Mehdi Uka, ndër të tjera është përgjegjës dhënien e këshillave ligjore, rekomandimeve, udhëzimeve dhe opinioneve të kërkuara nga njësitë organizative të ministrisë.

Pra, është përgjegjës për dhënien e këshillave ligjore, rekomandimeve e udhëzimeve Komisionit për Shqyrtimin dhe Vlerësimin e Kërkesave për Lëshimin e Vërtetimit për  në Fushën e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Ministrisë së Kulturës, dhe Sportit. Në këtë rast Komisionit që është marrë me FC Vushtrrinë.

Siç e cekëm edhe më lartë, ky departament është përgjegjës edhe për gjitha dokumentet tjera të MKRS që kanë të bëjnë me implementimin e sponsorizimeve nga klubet.

Se a ka minimalisht konflikt interesi këtu, nuk don shpjegim të madh, sepse edhe një laik në këtë fushë e kupton konfliktin e pastër të interesit.

Nesër: Cilët zyrtarë të MKRS-së po heshtin përballë kësaj situate!

LEXONI EDHE:

Skandal: FC Vushtrria shkel VËRTETIMIN e sponsorizimit, rreth 150 mijë euro të kompanisë Shaip Mikullovcit në pagesa të dyshimta te kompanitë e hekurit jashtë planit të miratuar nga MKRS

Skandal: Ku shkuan mijëra të tërhequra ‘kesh’ nga llogaria e FC Vushtrria si “pagesë për policinë”? Policia mohon të kenë pranuar para kesh (Dokument)

Raportimet e Veriu.info për keqpërdorime në FC Vushtrria: Largohet nga pozita e kryetarit Shemsi Rrahimi, i cili mori mijëra euro së bashku me vajzën e tij

Transaksionet e dyshimta të FC Vushtrria, 130 mijë euro pagesa në xhirollogarinë e kompanisë që merret me hekur e çelik (Dokument bankar)

“Shpëtimtari” Shaip Mikullovci dështon me “FC Vushtrria”, në pozita kyçe vendosi punëtorin dhe dhëndrrin, lojëtarët i la pa paga për muaj të tërë

JU REKOMANDOJMË

Pesë kadetë nga Kosova përfundojnë me sukses Akademinë Ushtarake në Turqi

Pesë kadetë nga Kosova përfundojnë me sukses Akademinë Ushtarake në Turqi
30/08/2026 - 18:20

Pesë kadetë nga Kosova kanë përfunduar me sukses shkollimin në Akademinë Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Turqisë. Lajmin e ka bërë të ditur ministri në...

Më shumëDetails

Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania

Frikë nga një fitore e AfD-së: Emigrantët mendojnë të largohen nga Gjermania
30/08/2026 - 18:07

Një fitore e mundshme historike e partisë së djathtë AfD në zgjedhjet në Saksoni-Anhalt në Gjermani po shton shqetësimin mes migrantëve që jetojnë në këtë land të Gjermanisë...

Më shumëDetails

Muharremi dyshon se Kurti mund të ketë ngritur “kurth” politik për LDK-në rreth emrit të presidentit

Muharremi për Gërvallën: Është basti më i rrezikshëm i Albin Kurtit në këto zgjedhje
30/08/2026 - 17:03

Analisti Shenoll Muharremi ka komentuar zhvillimet rreth propozimit për president, duke ngritur dyshime se Albin Kurti mund të ketë krijuar një “kurth” politik për LDK-në. Sipas tij, kandidati...

Më shumëDetails

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën

Kurti për suksesin e xhudistëve kosovarë: Pesë medalje, krenari për Kosovën
30/08/2026 - 16:44

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ekipin kosovar të xhudos për suksesin e radhës në garat e zhvilluara në Taranto. Kurti ka vlerësuar punën, sakrificën...

Më shumëDetails

Ramadani: Një pjesë e deputetëve të LVV-së sot janë në bregdet, ne po flasim për shtetin

Ramadani: Një pjesë e deputetëve të LVV-së sot janë në bregdet, ne po flasim për shtetin
30/08/2026 - 16:33

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani tha se partia më e madhe parlamentare po e bllokon Kuvendin dhe për këtë thotë se as nuk po tentohet arsyetimi. Ramadani në...

Më shumëDetails

Tahiri: Dueti Kurti-Haxhiu kanë humbur fokusin ndaj shtetit e qytetarëve, mjerim politik

Tahiri: Dueti Kurti-Haxhiu kanë humbur fokusin ndaj shtetit e qytetarëve, mjerim politik
30/08/2026 - 16:00

Ish-diplomatja Edita Tahiri ka reaguar me kritika ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti dhe Albulena Haxhiut. Përmes një postimi, Tahiri ka akuzuar dyshen Kurti-Haxhiu se po përqendrohen në...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    Kurti e Abdixhiku janë pajtuar në parim për Bekim Sejdiun President, gjyqtari raportues që rrëzoi Qeverinë e Avdullah Hotit në vitin 2020

    138 Shpërndaje
    Shpërndaje 55 Tweet 35
  • Dje u raportua se është rrahur, sot dalin pamjet e para të Edit me fashë në kokë (Video)

    119 Shpërndaje
    Shpërndaje 48 Tweet 30
  • Zbulohet kontrata e bashkëjetesës- I dënuari me burgim të përjetshëm dhe modelja Ziza Pajaziti firmosin marrëveshje pas ‘vizitës speciale’ në burg

    111 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • LAJMI I FUNDIT: Ky është deklarimi i Kurtit pas takimit të sontëm me Abdixhikun

    108 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • “Dermo By Simoneta” gjobitet 5 mijë euro për Botox, fillerë e mezoterapi pa licencë, por vazhdon aktivitetin edhe pas vendimit

    98 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 25

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë