Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka dërguar një mesazh uniteti gjatë tubimit elektoral të PDK-së, ku deklaroi se vendit i mungon bashkimi rreth vlerave dhe premtimeve të përbashkëta.
“Duke u bërë bashkë rreth vlerave, premtimeve është vlera që mungon dhe që po mban Kosovën të ndarë. Shteti përparon duke u bashkuar dhe jo duke u përçarë. Në Kosovë mund të bëhet më mirë vetëm të bashkuar.
Qytetarë të dashur, viti 2025 ishte vit i jostabilitetit, i përçarjeve politike, i shtrenjtë dhe i pashpresë për qytetarët. Le ta përmirësojmë këtë.” – tha Hamza.











