Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka publikuar një postim mbështetes për Arian Tahirin si kandidat për kryetar të komunes së Mitrovicës në zgjedhjet lokale në tetor.
Hamza e nis postimin kështu:
“Arian Tahiri është kryetari i ardhshëm i Mitrovicës!
Sot, zyrtarisht mbështes të ardhmen. Nga sot, Mitrovicës ia ofrojmë Arian Tahirin si kandidat për të udhëhequr me qytetin tonë të zemrës. Duhet dije për të udhëhequr. Duhet zemër. Duhet përkushtim. Arian Tahiri i ka të gjitha! Si doktor shkence, ai i takon brezit të ri që nuk heziton të marrë përgjegjësi dhe ndjehem mirë që përgjegjësinë për t’i shërbyer Mitrovicës po ia lë dikujt që e meriton. Ariani e do shumë Mitrovicën. Është i arsimuar, i vendosur dhe shumë i përkushtuar për t’i shërbyer qytetarëve dhe qytetit tonë, ku ai ka lindur, punon e jeton”, shkruan Hamza.
Ai ka ftuar edhe qytetarët që ta mbështesin Tahirin.
Postimi i plotë: