Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza: Asnjë emër për presidentin në takim me Kurtin, diskutuam vetëm për parime

23/02/2026 - 22:41
në Lajme
A A
Hamza: Asnjë emër për presidentin në takim me Kurtin, diskutuam vetëm për parime
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka ndarë detaje nga takimi që ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti në lidhje me procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Gjatë intervistës në “Debat Plus”, Hamza theksoi se në bisedë janë trajtuar tema të ndryshme, duke vënë theksin te interesi shtetëror.

“Kemi biseduar për tema të ndryshme. Sigurisht se për PDK-në, e kam thënë dhe e ripërsëris, interesi i Kosovës është para interesit politik. Besoj që në këtë drejtim kemi reflektuar”, ka deklaruar ai.

Sipas Hamzës, edhe pse Kuvendi është konstituuar dhe Qeveria është zgjedhur, procesi institucional nuk mund të konsiderohet i përfunduar pa zgjedhjen e Presidentit.

“Është konstituuar Kuvendi, është zgjedhur qeveria. Mirëpo ky proces nuk përmbyllet pa zgjedhjen e Presidentit apo Presidentes. Vendi s’mund të jetë pa zgjedhjen e Presidentit, sepse dihet që më 4 mars është dita e fundit kur vendi duhet ta ketë Presidentin e ri”, ka thënë ai.

Hamza sqaroi se në takimin me Kurtin nuk është diskutuar për interesa partiake dhe nuk janë përmendur emra konkretë për postin e Presidentit.

“I jam përgjigjur ftesës së Kurtit dhe kam thënë që PDK gjithmonë ka vepruar në atë mënyrë që nuk kam vendosur vija të kuqe. Unë dje nuk kam shkuar të bëj marrëveshje politike për të kërkuar që ne të kemi hise apo të përfitojmë diçka politikisht apo të bëjmë ndonjë pazar politik. Në takim nuk ka pasur prezantim të ndonjë emri. Asnjë emër nuk është përmendur. Kemi diskutuar për parime, rregulla”, ka deklaruar kryetari i PDK-së.

JU REKOMANDOJMË

Hamza: Osmani s’i ka të garantuara nënshkrimet e PDK-së për një mandat të dytë

Hamza: Osmani s’i ka të garantuara nënshkrimet e PDK-së për një mandat të dytë
23/02/2026 - 22:39

Kreu i PDK-së thotë se partia e tij nuk i ka numrat për kandidat të vetin dhe se përkrahja për një mandat të dytë të Vjosa Osmanit varet...

Më shumëDetails

Gorani për takimet me Hamzën e Abdixhikun: Kurti sot dukej gati shantazhues

Gorani për takimet me Hamzën e Abdixhikun: Kurti sot dukej gati shantazhues
23/02/2026 - 22:29

Opinionisti Dukagjin Gorani tha se në politikë përgjegjësia dhe pushteti ecin paralelisht, ndaj nuk është e drejtë që opozitës t’i kërkohet vetëm barra e stabilitetit institucional, përfshirë edhe...

Më shumëDetails

Mitrovica vazhdon të jetë qyteti më i varfër, 1521 familje me social

Mitrovica vazhdon të jetë qyteti më i varfër, 1521 familje me social
23/02/2026 - 22:03

Sipas të dhënave të publikuara nga Agjencia e Statistikave e Kosovës, gjatë muajit janar gjithsej 16,110 familje në Kosovë kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale. Komuna me...

Më shumëDetails

Bajraktari mohon raportimin se po lobon për t’u bërë president: Vazhdoj me përkrahje për Vjosa Osmanin

Bajraktari mohon raportimin se po lobon për t’u bërë president: Vazhdoj me përkrahje për Vjosa Osmanin
23/02/2026 - 21:47

Harry Bajraktari, veprimtar shqiptar nga ShBA, ka reaguar pas raportimit se po lobon për t’u bërë president. Bajraktari ka vlerësuar se lajmi është i pavërtetë. Postimi i plotë:...

Më shumëDetails

Produktet me çmim dyfish më shumë se në Gjermani në Rossman & Lala, si po i zhvat Altin Lala shqiptarët

Produktet me çmim dyfish më shumë se në Gjermani në Rossman & Lala, si po i zhvat Altin Lala shqiptarët
23/02/2026 - 21:26

Një shampo që në Gjermani kushton 3.29 euro, në Shqipëri shitet 7.60 euro. I njëjti produkt, e njëjta markë, i njëjti rrjet dyqanesh. Ndryshon vetëm vendi dhe çmimi...

Më shumëDetails

Kurti s’jep sinjale se do ta takojë Haradinajn për çështjen e Presidentit: Numrat janë te PDK, LDK dhe VV

Haradinaj godet Kurtin: Me Ridin e vodhën bukën e Kosovës, shpejt do të shihen si kriminelë
23/02/2026 - 20:54

Kryeministri, Albin Kurti, nuk ka dhënë sinjale për ndonjë takim me Ramush Haradinaj, sa i përket çështjes së presidentit, ai u shpreh i bindur që “numrat janë te...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Egzon Salihu Auto Lipjani

    Ekskluzive: Ngrihet aktakuzë për fajde ndaj bashkëpronarit të auto “Lipjani” – Nga “Porsche Panamera” te “Range Rover”, ja për çka dyshohet Egzon Salihu

    610 Shpërndaje
    Shpërndaje 244 Tweet 153
  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    560 Shpërndaje
    Shpërndaje 224 Tweet 140
  • DOKUMENT: Kurti e degradon fort Besnik Bislimin, kjo është detyra e tij e re

    341 Shpërndaje
    Shpërndaje 136 Tweet 85
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    812 Shpërndaje
    Shpërndaje 325 Tweet 203
  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    707 Shpërndaje
    Shpërndaje 283 Tweet 177

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë