Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza ia bëri me dije se PDK rri në opozitë, Kurti para takimit me Abdixhikun thotë se për Presidentin duhen 84-85 vota

10/07/2026 - 17:28
në Lajme
A A
Hamza ia bëri me dije se PDK rri në opozitë, Kurti para takimit me Abdixhikun thotë se për Presidentin duhen 84-85 vota
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Dy takime gjatë dimrit, asnjë në pranverë dhe i pari për këtë verë.

Kështu i llogariti takimet me kryetarin e PDK’së, Bedri Hamza, kryetari i partisë fituese, Albin Kurti i Lëvizjes Vetëvendosje.

Ky i fundit tha se me Hamzën sot nisi një seri takimesh konsultative me partitë tjera për formimin e institucioneve pas tri palë zgjedhjeve në më pak se një viti e gjysmë. Më vonë pasdite, Kurti e paralajmëroi takimin me kreun e LDK’së, Lumir Abdixhiku.

S’e kishte fort zakon të ndalej para gazetarëve gjatë kësaj periudhe të fundit mospajtimesh me opozitarët, por kësaj radhe Kurti, përveçse u ndal për të ndarë informata mbi takimin që pati me Hamzën, foli edhe më një frymë “optimizmi për konstruktivitet” mes tyre.

Megjithatë, lideri i Vetëvendosjes tha se takimi me liderin e PDK’së s’prodhoi diçka konkrete.

“Me kryetarin Hamza u takuam së pari në këtë raund të këtyre takimeve meqenëse është edhe subjekti i dytë me numër të deputetëve pas Lëvizjes Vetëvendosje si fituese. E falënderoj kryetarin Hamza për këtë takim, i cili ishte takimi i parë dhe konstruktiv që kaloi në atmosferë të vullnetit të interesimit për t’i dhënë institucione të reja Republikës së Kosovës në përputhje me vullnetin e popullit. Aktualisht s’mund të them se kemi ndonjë rezultat konkret, ndonjë të arritur, që do të mund ta ndaja me publikun”.

Në anën tjetër, Hamza, i cili doli i pari nga takimi, tregoi se pozicioni i partisë së tij ishte i qartë: mbetet në opozitë.

“Bazuar në bisedat që kemi pasë dhe diskutimet që kemi pasë, normalisht korrekte, qëndrimi ynë është që PDK për këtë mandat është parti në opozitë dhe ne i dëshirojmë sukses zotit Kurti dhe të gjithë atyre që takohen, bisedojnë, që t’i japin vendit institucione, duke i përfshirë të gjitha institucionet”, tha Hamza për gazetarët.

Kurti kërkoi që “kjo frymë të mbizotërojë edhe në vijim dhe në përputhje me afatet kushtetuese t’i konstituojmë institucionet”.

“Vullneti është aty, atmosfera konstruktive duhet të vijojë të mbizotërojë. Duhet të jemi optimistë”.

Derisa zgjedhjet e qershorit u shkaktuan nga mungesa e konsensusit për Presidentin, Kurti u shpreh me bindje se këtë herë formimi i Qeverisë nga kjo legjislaturë nuk do ta çojë vendin më në zgjedhje. Duke qenë se i ka numrat e nevojshëm, bashkë me disa deputetë nga pakicat joserbe, Kurti tha se merr përgjegjësinë e plotë për formimin e këtij institucioni.

“Edhe partitë e pakicave që kanë qenë në të kaluarën bashkë me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje, ne s’kemi asnjë arsye për të besuar se nuk do të jetë sërish njësoj. Kështu që jo vetëm që kemi 53 deputetë si Lëvizje Vetëvendosje, por njëkohësisht i kemi shumicën e deputetëve në Kuvendin e Republikës, madje kemi më shumë se edhe 61, që është minimumi i nevojshëm”.

Por, për vota të Presidentit, Kurti ia shtini lapsin llogaritjeve, duke përfshirë edhe ato të PDK’së dhe LDK’së, duke mos i numëruar 7 të AAK’së meqenëse lideri i kësaj partie, Ardian Gjini, nuk shkoi për takim. Por, AAK ka ofruar votat e saj në këmbim të përmbushjes së disa kërkesave, të cilat Gjini i ka përshkruar si në interes të vendit dhe asgjë për AAK’në.

“Si tri subjekte të mëdha, që së bashku kanë…le t’i mbledhim me shpejtësi 93 deputetë, pra 53 VV, 22 PDK dhe 18 LDK. Ne kemi numrin e mjaftueshëm të deputetëve që të konstituojmë të gjitha institucionet e legjislaturës së 11’të”.

Më pas Kurti ia largoi barrën e zgjidhjes si e vetme të bllokadës për Presidentin partisë së tij.

“Nëse unë si fitues i zgjedhjeve, si kryetar i Vetëvendosjes, kam përgjegjësinë për formimin e Qeverisë, zgjedhja e presidentit nuk është përgjegjësi vetëm e partisë fituese. Zgjedhja e presidentit është menduar që të ndodhë me një bashkëpunim me të tjerët. Andaj edhe ne pikënisje do ta kishim një figurë konsensuale. Pra, dikush që s’është i asnjë partie politike, dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale”.

Por, Hamza paraprakisht shprehi një qëndrim ndryshe nga ky i Kurtit.

Gjatë deklarimit për gazetarët, Hamza tha se përgjegjësia për formimin e institucioneve i takon LVV-së, duke theksuar se të gjitha partitë e tjera nuk mund ta zgjedhin kreun e ri të shtetit pa partinë e Kurtit.

“LVV-ja duhet të gjejë partnerë, sipas nevojave dhe kritereve të saj dhe interesave të tyre për t’i dhënë vendit institucione”.

Qëndrimin për Presidentin Kurti u duk se nuk e ka ndryshuar. Ai tha se Kushtetuta e kërkon një figurë që “s’është i asnjë partie politike, dikush që është përtej polemikave të skenës aktuale”.

Para zgjedhjeve, Kurti e kishte propozuar Feride Rushitin si një figurë e tillë konsensuale.

Një mosndryshim qëndrimi nga ai që mbante LDK para zgjedhjeve të qershorit paralajmëroi dje edhe Abdixhiku kur u pyet nga gazetarët se me çfarë pozicioni do të hynte në takim me Kurtin.

“Parimet e LDK’së tashmë janë publike. Do të flasim për një trajtim gjithëpërfshirës të të gjitha institucioneve. Brenda kësaj të ketë balancë mes palëve që i ndërtojnë institucionet…Ne do të ulemi me parimet tona, në këtë fazë s’do të flasim për emra, do të dëgjojmë edhe palën tjetër. Po shkojmë me vullnet të mirë dhe do të qëndrojmë me vullnet të mirë”.

Para takimit me Abdixhikun, Kurti u kujdes të çojë mesazh se për ta votuar Presidentin duhen siguruar 84-85 vota.

“Ju e dini që edhe nuk është aspak i sigurt nëse e konsiderojmë që numri 80 apo 81 i deputetëve garanton kuorumin e nevojshëm. Andaj siç e kemi thënë më herët që është e nevojshme që t’i kemi 84 apo 85 që të jemi të sigurt për rrugën përpara njësoj vlen edhe këtë tani”, është shprehur ai.

Me këtë, Kurti ka lënë të kuptohet se një marrëveshje politike për të cilën po flet LDK (VV- LDK-pakicat) s’do ta arrinte numrin e votave të kërkuara nga ai.

Ndryshe nga Hamza e Abdixhiku, kryetari i AAK’së ia ktheu letrën Kurtin, duke i thënë se nuk e sheh të nevojshëm takimin me të meqë një ofertë, që ia kishin bërë Vetëvendosjes më 26 qershor, vlen ende.

“Aleanca është e gatshme pa kushte ose kërkesa vetjake të ndihmojë në bërjen e kuorumit për zgjedhjen e Presidentit/es, nëse mandatari për krijimin e Qeverisë i pranon gjashtë pikat e ofertës sonë. Kjo ofertë ka për qëllim që ta shtyjmë përpara zhvillimin ekonomik të Kosovës, forcimin e pozitës ndërkombëtare të vendit dhe, njëkohësisht, të mos e dërgojë vendin edhe njëherë në zgjedhje”, thuhej në letrën e Gjinit dërguar Kurtit.

AAK ka radhitur gjashtë kërkesa në këmbim të votave për Presidentin, të cilat kryesisht lidhen me pranimin e gazit amerikan, pavarësi energjetike, ndihmë për bujqit e të tjera.

JU REKOMANDOJMË

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’

Geci: ‘Anton Quni duhet të jetë kandidat për President të Kosovës’
01/09/2026 - 22:54

Gani Geci nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në këtë subjekt politik ku gjashtë deputetë të kësaj partie vendosëm mos t’a mbështesin Bekim...

Më shumëDetails

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë

Kurti kritikon 6 deputetët e LDK’së: Të papërgjegjeshme, absurde një sjellje të tillë nga këta 6 deputetë
01/09/2026 - 22:46

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Ai foli edhe për gjashtë deputetët e LDK-së që deklaruan se...

Më shumëDetails

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë

Kurti: Marrëveshja është e vlefshme, Bekim Sejdiu është kandidati, vullneti i Abdixhikut është i sinqertë
01/09/2026 - 22:36

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në konferencë për media pas mbledhjes me grupin parlamentar të LVV. Kurti tha se marrëveshja me LDK-në është e vlefshme,...

Më shumëDetails

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant

Haxhiu me kritika ndaj Lumir Abdixhikut: Nuk e ka fuqinë politike të jetë arrogant
01/09/2026 - 22:23

Gazetari Baton Haxhiu, ka lëshuar Kritika të ashpra ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku. Haxhiu ka thënë se është lajm i keq për Kosovën që nuk po formohen...

Më shumëDetails

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirë
01/09/2026 - 22:13

Çitaku: Lëreni Hashim Thaçin rehat, nuk po presim të kthehet në një post, por të kthehet i lirëShare Button Gazeta Blic Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku,...

Më shumëDetails

Sejdiu: Kurti e ka ditur se në LDK do të ketë deputetë që s’votojnë për president

Ish-nënkryetari i VV-së: Në vend është instaluar një politikë e frikës
01/09/2026 - 22:01

Opinionisti Dardan Sejdiu, ka folur për debatin brenda LDK-së dhe kundërshtimet e disa deputetëve të saj për ta mbështetur kandidaturën e Bekim Sjediut për kryetar të shtetit. Ai...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    I ‘mbledhi’ burrat’, kështu e kaloi natën Edi Kuçi (pamje)

    176 Shpërndaje
    Shpërndaje 70 Tweet 44
  • A do ta votojë Bekim Sejdiun? Flet Hykmete Bajrami

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31
  • Ekskluzive: Bajrami, Hoti, Shala, Haziri e Zemaj nuk morën pjesë në mbledhjen e sotme të LDK-së

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • “Kamera në maicë e dëgjuese në vesh”, dyshohet se merrnin ryshfet për kalimin e testit të patentë-shoferit, kërkohet paraburgim për tre persona

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Këta janë 18 deputetët e LDK-së në legjislaturën e 11-të të Kuvendit të Kosovës

    191 Shpërndaje
    Shpërndaje 76 Tweet 48

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë