Kryetari aktual i Mitrovicës, Bedri Hamza, ka deklaruar se lista e kandidatëve të PDK-së në Mitrovicë përfaqëson denjësisht çdo lagje, çdo fshat, çdo grupmoshë dhe çdo qytetar. Ai shkroi se bëhet fjalë për një listë me emra premtues, me integritet, përvojë dhe profesionalizëm, të cilët, sipas tij, me ndershmëri do t’i shërbejnë qytetit.
“Lista e kandidatëve të PDK-së në Mitrovicë përfaqëson denjësisht çdo lagje, çdo fshat, çdo grupmoshë dhe çdo qytetar.
Është një listë me emra premtues, me plot integritet, përvojë e profesionalizëm, që me ndershmëri do t’i shërbejnë qytetit tonë. Mitrovica duhet të udhëhiqet nga njerëzit që e ndjejnë këtë qytet! Mitrovica duhet të udhëhiqet nga Arian Tahiri, i cili qytetin e ka në zemër dhe qytetarin në mendje!”, ka shkruar Hamza. Ai shtoi se është koha për të ecur përpara së bashku.