Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Putini niset drejt Alaskës për takim me Trumpin

15/08/2025 - 11:24
në Lajme
A A
Putini niset drejt Alaskës për takim me Trumpin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u nis drejt Alaskës të premten për një takim ballë për ballë me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe bisedime që synojnë gjetjen e një zgjidhjeje të mundshme për t’i dhënë fund luftës pothuajse katërvjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.

Takimi i sotëm – pjesë e të cilit nuk do të jenë ukrainasit – do të mbahet në një bazë ajrore pranë Anchorage, dhe po del të jetë vendimtar për ukrainasit e rraskapitur nga lufta, për synimet e Trumpit për të bërë paqe dhe për përpjekjet e Putinit për ta riformuar pozitën e Rusisë në skenën botërore.

Udhëheqësit evropianë, të cilët gjithashtu janë lënë jashtë bisedimeve, janë të shqetësuar se marrëveshja e mundshme nga ky takim mund ta lërë Ukrainën në pozitë më të dobët ose t’i minojnë aftësitë e Evropës për ta mbështetur Ukrainën dhe për t’u përballur me kërcënimet e Rusisë.

Për rusët, simbolika që Putini po takohet në tokën amerikane – madje në territor që dikur ishte nën kontrollin e Rusisë – është një fitore e vogël në vete. Mundësia e Putinit për të udhëtuar jashtë vendit është e kufizuar nga një fletarrestim për krime lufte i lëshuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, dhe Perëndimi e ka shndërruar atë në njëri të padëshiruar për shkak të luftës së tij të paprovokuar kundër Kievit.

Për shumëkënd, bisedimet e drejtpërdrejta me Uashingtonin – duke e lënë Ukrainën jashtë bisedimeve për paqe – kujtojnë Konferencën e Jaltës të vitit 1945, ku Bashkimi Sovjetik, Shtetet e Bashkuara dhe Britania pothuajse ndanë mes tyre Evropën e pas Luftës së Dytë Botërore.

Trump, i bindur në aftësitë e tij për të bërë marrëveshje, është gjithnjë e më i zhgënjyer nga pamundësia për t’i dhënë fund luftës së Rusisë, e cila sipas vlerësimeve perëndimore ka vrarë ose plagosur mbi 1 milion ushtarë rusë. Humbjet e Ukrainës gjithashtu janë qindra mijëra.

“Unë jam president dhe ai nuk do të tallet me mua”, tha Trump.

“Nëse është një takim i keq, do të mbyllet shumë shpejt, dhe nëse është një takim i mirë, ne do të arrijmë paqen në një të ardhme shumë të afërt”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë më 14 gusht.

Gjatë një takimi me zyrtarë të lartë të Kremlinit, Putini – i cili ka takuar zyrtarisht pesë presidentë të ndryshëm gjatë 25 vjetëve si figura kryesore politike e Rusisë – më 14 gusht shfaqi optimizëm për takimin dhe sugjeroi se një marrëveshje e re për kontrollin e armëve mund të jetë në proces.

Shtëpia e Bardhë po bën “përpjekje mjaft energjike dhe të sinqerta për të ndaluar armiqësitë” dhe për të “arritur marrëveshje që janë me interes për të gjitha palët e përfshira”, tha Putini në një video të postuar nga Kremlini.

Një numër gjithnjë e më i madh traktatesh dypalëshe për kontrollin e armëve bërthamore – që mbulojnë arsenalet më të mëdha në botë – janë shpërbërë për shkak të mosmarrëveshjeve mes Uashingtonit dhe Moskës. I fundit i madh, Neë START, pritet të skadojë javën e ardhshme.

Ukraina shumë e shqetësuar

Së fundmi, Trump ka sugjeruar se, për t’i dhënë fund konfliktit – më i madhi në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore – Moska dhe Kievi do të duhet të shkëmbejnë territore.

Kjo ka shqetësuar thellësisht ukrainasit, të cilët nuk zotërojnë asnjë pjesë të tokës së Rusisë. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky udhëtoi në Londër në prag të samitit, për të siguruar mbështetjen e kryeministrit britanik Keir Starmer.

“Diskutuam me shumë detaje garancitë e sigurisë që mund ta bëjnë paqen me të vërtetë të qëndrueshme”, tha ai.

Më herët këtë javë, Zelensky vizitoi Berlinin, ku mori pjesë në një konferencë me video me disa liderë të mëdhenj evropianë që kishin frikë se do të liheshin mënjanë nga Trump dhe Putini.

Trump dhe Putini janë takuar gjashtë herë gjatë viteve, megjithatë kjo është e para herë që prej rikthimit të Trumpit në Shtëpinë e Bardhë në janar. Dy liderët kanë folur në telefon të paktën pesë herë që nga janari, dhe i dërguari kryesor i Shtëpisë së Bardhë ka udhëtuar tri herë për t’u takuar me Putinin./REL/

JU REKOMANDOJMË

“Ramushi është legjendë”, Kadrijaj e ashpër pas thirrjes së mërgimtarit për pushk@timin e Haradinajt

“Ramushi është legjendë”, Kadrijaj e ashpër pas thirrjes së mërgimtarit për pushk@timin e Haradinajt
12/08/2026 - 19:59

Deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka reaguar ashpër pas thirrjes së një mërgimtari për pushkatimin e Ramush Haradinajt, e cila u bë sot brenda sallës së Kuvendit të...

Më shumëDetails

Ramadani pas thirrjes skandaloze për pushkatimin e Haradinajt: Atë që nuk e bëri Haga dhe Serbia po tentojnë ta bëjnë në Kuvend

Ramadani pas thirrjes skandaloze për pushkatimin e Haradinajt: Atë që nuk e bëri Haga dhe Serbia po tentojnë ta bëjnë në Kuvend
12/08/2026 - 19:49

Deputeti i zgjedhur i AAK-së, Burim Ramadani, shprehet se “thirrja e sotme për pushkatimin e ish-kryeministrit dhe komandantit të UÇK-së, Ramush Haradinaj, brenda institucionit më të lartë të...

Më shumëDetails

Ahmeti: E kam ruajtur tepër paranë publike, e kam shkatërruar vetën dhe familjen time

Ahmeti: E kam ruajtur tepër paranë publike, e kam shkatërruar vetën dhe familjen time
12/08/2026 - 19:28

Shpend Ahmeti, ka folur për periudhën e tij në krye të Komunës së Prishtinës. Ai në DPT te Fidani në Klan Kosova ka thënë se ka punuar shumë...

Më shumëDetails

Deklarata e Remit për koalicion me VV-në, Tahiri: Nuk mund të ndodh

Tahiri: Ne i kërkuam Kurtit që PDK të propozonte edhe kandidatin edhe kundërkandidatin për President
12/08/2026 - 19:17

Deputeti i zgjedhur i PDK-së, Arian Tahiri, është pyetur në Frontal në T7 për deklaratën e deputetit të zgjedhur të PDK-së, Rrustem Mustafa, i cili ka thënë se...

Më shumëDetails

Ramadani: Jo veç narko-testi, këtyre duhet t’u bëhet edhe ADN-ja

Ramadani: Policia bëri mirë me planin, sa më shumë që demokratizohet Kosova, çështja e sigurisë për zgjedhje s’do të jetë temë
12/08/2026 - 19:15

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar ashpër pas tensioneve të krijuara në Kuvendin e Kosovës. Ai ka thënë se thirrja e sotme për pushkatimin e ish-kryeministrit dhe...

Më shumëDetails

“Më shumë dialog, më pak zhurmë”, Kusari-Lila apelon për tejkalimin e ngërçit

Kusari: Mesazhet e SHBA-së duhet të merren shumë seriozisht
12/08/2026 - 18:47

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka reaguar pas përplasjeve dhe tensioneve të krijuara sot në Kuvendin e Kosovës. Ajo ka thënë se...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    Skandal në poliklinikën “Echo Dent”: Shërbime estetike pa licencë, staf i palicencuar dhe shiringa me gjak në mbeturina – gjobitet 8 mijë euro

    99 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Komandanti i KFOR-it takohet me përfaqësuesit e Listës Serbe, iu tregon përse ia barti kompetencat Policisë së Kosovës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • “Vajton” Vuçiqi: Shefi i Ushtrisë së Serbisë dhe komandanti i KFOR-it patën bisedën më të keqe deri më tani

    87 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22
  • Luhatje në çmimoren e derivateve të naftës

    86 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 22
  • “Në krye të gjithë kësaj është gjenerali Ramush Haradinaj”, Veseli flet për largimin e KFOR-it nga Ura e Ibrit

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë