Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka premtuar se në fillim të mandatit të tij do të rrisë pagat për mësuesit, arsimtarët, profesorët dhe të gjithë të punësuarit në sektorin publik.
Hamza ka vazhduar avazin e njejtë si në fushatën e kaluar duke u premtuar se në fillim të mandatit të tij si kryeminsitër pagat do të rriten.
“Si Kryeministër, pagat e mësuesve, arsimtarëve, profesorëve dhe të gjithë të punësuarve në sektorin publik do t’i rris në fillim të mandatit tim”, shkruan Hamza.













