Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hamza pas takimit me Kurtin: “Presidenti duhet të jetë figurë uniteti, jo produkt i kalkulimeve partiake”

22/02/2026 - 19:40
në Kryesore, Lajme
A A
Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidentit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka bërë të ditur se i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Kryeministrit Albin Kurti për të diskutuar mbi zhvillimet politike dhe procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

Hamza theksoi se zgjedhja e Presidentit nuk është çështje e një partie të vetme, por përgjegjësi e përbashkët e të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur të qytetarëve.

“Sot iu përgjigja pozitivisht ftesës për takim, sepse zgjedhja e Presidentit është çështje që i përket të gjithëve neve si përfaqësues të popullit,” u shpreh ai.

Kreu i PDK-së nënvizoi se si subjekt opozitar, partia që ai drejton nuk ka qenë dhe nuk do të jetë pengesë e proceseve shtetërore. Megjithatë, ai sqaroi se PDK nuk do të mbështesë kandidatura që, sipas tij, nuk përfaqësojnë unitetin qytetar dhe frymën kushtetuese.

Hamza apeloi për reflektim nga ana e atyre që kanë përgjegjësinë kushtetuese për të propozuar kandidaturën për President, duke kërkuar që të shmangen kalkulimet afatshkurtra partiake dhe të synohet një emër me mbështetje të gjerë politike e qytetare.

“Stabiliteti institucional është jetik dhe duhet të trajtohet si i tillë. Për ne, interesi shtetëror është mbi çdo kalkulim politik dhe këtë standard e mbrojmë me vendosmëri,” përfundoi ai.

Edhe Qeveria e Kosovës ka njoftuar për takimin që Kurti zhvilloi sot me Hamzën.

Në  njoftimin e Qeverisë thuhet se Kurti falënderoi kryetarin Hamza për bashkëpunimin në Kuvend me rastin e votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Kryetari Hamza shprehu gatishmërinë për koordinim parlamentar për çështje të interesit shtetëror e kombëtar.

Tutje në njoftim thuhet se u diskutua për zhvillimet politike në vend e më gjerë dhe nevojën për të hapur një kapitull të ri të komunikimit dhe dialogut konstruktiv qeveri-opozitë në të mirë të Republikës dhe pluralizmit partiak e demokratik.

“Natyrisht, temë e bisedës ishte edhe çështja e zgjedhjes së Presidentit për çfarë kanë mbetur vetëm edhe 10 ditë kohë në bazë të afateve kushtetuese. U konstatua që bashkëpunimi është i nevojshëm, duke qenë se duhen së paku 2/3 e deputetëve të Kuvendit për votim të suksesshëm”, thuhet në njoftim.

Tutje Qeveria bën tëditur se kryeministri Kurti nesër do të takojë Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

JU REKOMANDOJMË

“Servilizëm deri në turpërim”: Bushati kritikon Ramën për paraqitjen me Trumpin në Bordin e Paqes

“Servilizëm deri në turpërim”: Bushati kritikon Ramën për paraqitjen me Trumpin në Bordin e Paqes
22/02/2026 - 20:31

Andi Bushati, analist, ka shkruar një oped në lidhje me paraqitjen e Edi Ramës, kryeministër i Shqipërisë, në mbledhjen e parë të Bordit të Paqes. Bushati ka pasur...

Më shumëDetails

Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse
22/02/2026 - 19:55

Veriu.info ka publikuar emrat e personave që gjenden në aktakuzën e ngritur nga prokurori Rasim Maloku, ndaj 25 të pandehurve që dyshohen për dhënie të milionave euro me...

Më shumëDetails

Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidentit

Kurti pret në takim Hamzën, flasin për çështjen e presidentit
22/02/2026 - 19:14

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot priti në takim Kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetin e Kuvendit, Bedri Hamzën. Përmes një njoftimi të Qeverisë është...

Më shumëDetails

Ky është moti për pesë ditët e ardhshme: Kryesisht stabil dhe temperatura pranverore

Ngritën temperaturat, ky është parashikimi i motit për sot
22/02/2026 - 18:50

Java e ardhshme do të karakterizohet me mot kryesisht stabil dhe temperatura tipike pranverore. Përjashtim bën dita e martë, kur mbi territorin e vendit parashihen vranësira më të...

Më shumëDetails

Ramadani: Kosova ka kapacitete të nevojshme për kontribut ushtarak në Gaza

Ramadani: Haradinaj po bën punë të mirë në Amerikë, anëtarësimi në NATO është mbi gjithçka
22/02/2026 - 18:36

Njohësi i çështjeve të sigurisë thekson se përmes FSK-së dhe ekspertizës civile, Kosova mund të tregojë konsolidimin e shtetësisë dhe sigurisë së saj. Njohësi i çështjeve të sigurisë,...

Më shumëDetails

Trump thotë se është “kurioz” pse Irani nuk ka kapitulluar ende, sipas emisarit Witkoff

Trump thotë se është “kurioz” pse Irani nuk ka kapitulluar ende, sipas emisarit Witkoff
22/02/2026 - 18:25

I dërguari i posaçëm i presidentit amerikan Donald Trump, Steve Witkoff, ka deklaruar se Trump po e vë në pikëpyetje pse Irani ende nuk është “dorëzuar” përballë rritjes...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    Ekskluzive: Skender Bajramit të auto sallon “Alberti” i ngrihet aktakuzë për katër vepra penale të fajdes (Dokument)

    671 Shpërndaje
    Shpërndaje 268 Tweet 168
  • Rasti ‘Fajdeja’/Ekskluzive: Fatmir, Kadri e Tahir Gerbeshit iu ngrihet aktakuzë – 20% interes në muaj dhe 67 ari tokë të marrë me detyrim, ja detajet tronditëse

    140 Shpërndaje
    Shpërndaje 56 Tweet 35
  • Ekskluzive: Rasti “Fajdeja”/Prokurori Maloku ngre aktakuzë edhe për 25 persona që dyshohet se kanë dhënë miliona euro me fajde (Emrat)

    757 Shpërndaje
    Shpërndaje 303 Tweet 189
  • Ekskluzive/Aktakuza për miliona euro fajde ndaj Shefik Rexhepi dhe Bashkim Osmanit: Biznesmeni Naim Berisha ishte zhytur në 943 mijë euro borxh nga kamatat e fajdes te pronari i “Dona Laberion”

    686 Shpërndaje
    Shpërndaje 274 Tweet 172
  • Ua shisnin veturat me çmime të larta dhe i riblenin menjëherë shumë lirë – si dyshohet se funksiononte skema e fajdes nga Fadil, Egzon dhe Besnik Salihu, sipas aktakuzës

    392 Shpërndaje
    Shpërndaje 157 Tweet 98

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë