Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur se ka nisur procesi i aplikimit për Provimin e Maturës Shtetërore për maturantët në të gjithë vendin.
Në bazë të një njoftimi në Facebook, aplikimi bëhet përmes platformës eKosova dhe do të jetë i hapur nga 1 qershori deri më 12 qershor 2026.
“Ftohet të gjithë maturantët që të aplikojnë brenda afatit të përcaktuar dhe të sigurohen që gjatë procesit të aplikimit të verifikojnë me kujdes saktësinë e të dhënave të tyre personale dhe shkollore”, thotë Ministria.
Ndërkohë, 20 mijë maturantë do i nënshtrohen testit parauniversitar.













