Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

“Haraç” apo taksë reale? KGjK po planifikon rritjen e taksave gjyqësore deri 500%, në Britani të Madhe po kundërshtohet rritja prej vetëm 10% (Dokument)

06/03/2024 - 13:49
në HULUMTIME, Kryesore, Lajme
A A
“Haraç” apo taksë reale? KGjK po planifikon rritjen e taksave gjyqësore deri 500%, në Britani të Madhe po kundërshtohet rritja prej vetëm 10% (Dokument)
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Këshilli Gjyqësore i Kosovës po planifikon rritjen e taksave gjyqësore, me çrast ka hedhur për diskutim publik ‘Draft Udhëzimin Administrativ Nr.xx/2024 për Unifikimin e Taksave Gjyqësore’.

Në ueb faqen e Këshillit Gjyqësor të Kosovës thuhet se ky udhëzim është hedhur në diskutim publik më datë 20 Shkurt dhe ka afat deri më 6 Mars (sot) të interesuarit paraqesin komentet apo sugjerimet e tyre për përmirësimin e draftit. Por ky draft në faqen e KGjK-së në Facebook është publikuar në mbrëmjen e 4 Marsit.

Veriu.info ka analizuar ndryshimin e tarifave me Draft Udhëzimin e ri Administrativ, ku shihet një ngritje marramendëse e tarifave gjyqësore, gjë që mund të paraqet dekurajim për qytetarët që të ushtrojnë padi, raporton Veriu.info.

Për paditë me vlerë deri në 1000 euro, me udhëzimin aktual taksa gjyqësore është 20 euro, ndërsa me draft udhëzimin e ri parashihet taksa në vlerë 100 euro. Pra, kemi 500% rritje të tarifës.

Më poshtë gjeni shembujt krahasues dhe rritjen në bazë të përqindjes:

 

Vlera e kërkesës                Taksa aktuale    Taksa me draft udhëzimin e ri          Diferenca në përindje

0 deri 1,000                          20 euro              100 euro                                            +500%

1001 deri 2,500                   30 euro              100 euro                                            +333.33%

2,501 deri 5,000                  40 euro              100 euro                                            +250%

5,001 deri 10,000                60 euro              200 euro                                            +166.66%

Rritje e taksave gjyqësore do të bëhet barrë e rëndë financiare për personat që synojnë zgjidhjen e kontesteve përmes sistemit gjyqësore, pasi që për një kontest financiare prej psh. 100 euro, paditësi duhet të paguaj fillimisht taksë gjyqësore prej 100 euro, shto këtu edhe përpilimin e padisë nga avokati, i bie se do të duhet fillimisht të paguaj mbi 200 euro për të pritur pastaj deri disa vite deri në zgjidhjen e problemit të tij nga gjykata. Një person me pagë prej 400 euro, do t’i duhet ta shpenzoj më shumë së gjysmën e pagës për ushtrimin e një padie, gjë që mund të jetë shumë dekurajuese për kërkimin e të drejtave të tij përmes sistemit gjyqësor.

Veriu.info ka hulumtuar se si po trajtohet aktualisht çështja e ngritjes së tarifave gjyqësore në shtetet tjera, ku ka gjetur se në Britaninëe Madhe muajin e kaluar është kundërshtuar fuqishëm ngritja e propozuar e taksave gjyqësore prej 10%.

“Kundërshtimet e ngritura janë të shumta dhe sigurisht që duket se fokusohen në ndikimin që çdo rritje do të kishte tek palët ndërgjyqëse dhe vlerën për paranë. Një rritje prej 10% e tarifave gjyqësore do të jetë padyshim e dëmshme për çdo palë ndërgjyqëse, por veçanërisht për ata që janë përdorues të shpeshtë të sistemit gjyqësor”, thuhet në artikullin e publikuar më 8 Shkurt 2024 në Weightmans.

Më poshtë gjeni:

Udhëzimin aktual Administrativ për taksa gjyqësore në Kosovë: KËTU

Draft Udhëzimin e ri Administrativ për taksa gjyqësore në Kosovë: KËTU  

JU REKOMANDOJMË

Akuzat për monarki e arbitraritet, vjen reagimi i fundit nga kabineti i Vjosa Osmanit

Akuzat për monarki e arbitraritet, vjen reagimi i fundit nga kabineti i Vjosa Osmanit
06/03/2026 - 19:36

Shefja e stafit të presidentes, Vjosa Osmani, Learta Hollaj ka reaguar për dekretin e nxjerrë nga e para e shtetit për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës.“Presidentja zbatoi atë...

Më shumëDetails

Terras i zhgënjyer: Moszgjedhja e Presidentit, prapakthim serioz dhe burim i pasigurisë politike

Terras i zhgënjyer: Moszgjedhja e Presidentit, prapakthim serioz dhe burim i pasigurisë politike
06/03/2026 - 18:53

Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Evropian, Riho Terras ka reaguar pas dështimit të seancës për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë.Në profilin e tij në X, ai tha se...

Më shumëDetails

Momenti i ‘‘çuditshëm’’ i Kurtit mbrëmë, u ballafaqua “sy më sy” me kamerën e sigurisë në Kuvend

Momenti i ‘‘çuditshëm’’ i Kurtit mbrëmë, u ballafaqua “sy më sy” me kamerën e sigurisë në Kuvend
06/03/2026 - 18:46

Dje pasdite vonë, në kuvend janë mbajtur dy seanca parlamentare. Njëra ishte për amendamentet kushtetuese që do e mundësonin zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga popullit, dhe tjetra, ishte...

Më shumëDetails

Propozimi për një president nga populli është një nevojë personale e Vjosa Osmanit

LDK duhet të pyes veten a i duhet Kosovës apo Vetëvendosjes?
06/03/2026 - 18:42

Shkruan: Mero Baze Presidentja aktuale e Kosovës Vjosa Osmani ka propozuar ndryshime kushtetuese për zgjedhjen e Presidentit, në orët e fundit të përfundimit të mandatit kushtetues të saj,...

Më shumëDetails

Trump: Asnjë marrëveshje me Teheranin përveç dorëzimit pa kushte, ta bëjmë Iranin të madh përsëri

Trump: Asnjë marrëveshje me Teheranin përveç dorëzimit pa kushte, ta bëjmë Iranin të madh përsëri
06/03/2026 - 18:39

Presidenti i SHBA-së Donald Trump thotë se “nuk do të ketë marrëveshje me Iranin përveç DORËZIMIT PA KUSHT”. Duke shkruar në platformën e tij të mediave sociale Truth...

Më shumëDetails

Kurti flet për “një plan” pas krizës politike: Koha do ta tregojë pse po shtyhen zgjedhjet e panevojshme

Kurti: Unë i thash PDK-së, po e bëjmë Andin Hotin President
06/03/2026 - 18:27

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se partia e tij është përpjekur të gjejë një figurë konsensuale për çështjen e presidentit, por sipas tij situata politike ka...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    Drama për presidentin: Kushtetuesja deklarohet se kur merret vendimi ndaj kërkesës së Haxhiut?

    159 Shpërndaje
    Shpërndaje 64 Tweet 40
  • Albin Kurti bën një veprim të qëlluar në Prekaz, nuk përdorë homazhet për deklarim politike

    115 Shpërndaje
    Shpërndaje 46 Tweet 29
  • Osmani fton në takim nga ora 13:00 liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve

    106 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 27
  • “Njerëz me qëllime të rrezikshme”, ja çka thotë Kurti kur pyetet për këtë deklartë të Osmanit

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Gjykata merr vendim për Mossin dhe dy të tjerët për sulmin ndaj gazetarit Burim Pacolli

    92 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë