Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka goditur kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.
Haradinaj, ka thënë se ishin deputetët e AAK-së që dërguan lëndën në kushtetuese, dhe se që nga nxjerrja e aktgjykimit ata janë pozicionuar në frymën e tij. Sipas Haradinajt është vetëm Lumir Abdixhiku me deputetët e tij, që është pozicionuar për bllokadë.
E plotë:
AAK e ka vërejtur muaj më parë që vendi po hyn në bllokadë të thellë institucionale dhe kjo ka ndodhur. Duke e parë këtë rrezik katastrofik për vendin, AAK e ka dërguar kërkesën për interpretim në Gjykatën Kushtetuese dhe ajo, me vendimin e saj të parë dhe të dytë, e ka vendosur modelin e daljes nga bllokada dhe ne jemi pozicionuar pro vendimit të Gjykatës. Kaq ka qenë përgjegjësia jonë dhe kaq kemi bërë.
Veç Lumir Abdixhiku me të tijët, janë betonuar pro kësaj bllokade. Lumiri ka vendnumëruar në vazhdimësi dhe po vazhdon të vendnumërojë ende.
Vazhdo të vendnumërosh se kjo të shkon për shtati ty, Lumir!