Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj kërkon besimin e qytetarëve, premton anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe paga një mijë euro

02/01/2025 - 11:20
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj: Jam i hapur për bashkëpunim me opozitën!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, (AAK), Ramush Haradinaj, ka deklaruar se do të fitojë në zgjedhjet e 9 shkurtit 2024, duke theksuar se prioriteti i tij është anëtarësimi i Kosovës në NATO.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Haradinaj ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti për izolimin që ka pësuar Kosova dhe vënien nën sanksione nga Bashkimi Evropian.

Haradinaj ka premtuar se nëse fiton besimin, do të ofrojë një plan të drejtpërdrejtë për anëtarësim, jo një partneritet të stërzgjatur për paqe.
“Besoj që do të kthehemi në fitues jo në njerëz të izoluar të dënuar në sanksione, jo në njerëz që bëhen përgjegjës për ato që si kemi bërë, Serbia na sulmon me sulme terroriste e nuk dënohet Serbia, por Kosova. Pra e para është anëtarësimi në NATO. Kam punuar me kujdes tash e gjashtë vite dhe besoj që jemi afër anëtarësimit nëse marrë besimin që të udhëheq Qeverinë e Kosovës, kam deklaruar që do ta kemi planin e anëtarësimit që është kontrata për anëtarësim direkt, e jo parteriteti për paqe që është i stërzgjatur në 100 ditshin e parë”, ka deklaruar Haradinaj.

Kryetari i AAK-së, ka garantuar se nëse vjen në pushtet nuk do të ketë pensione nën 500 euro dhe paga nën 1000 euro.“Njëkohësisht do t’i rikthehemi zhvillimit ekonomik sektorëve të tjera arsimit, shëndetësisë. Jam i bindur që në Kosovë do të ketë paga të dinjitetshme e pensione, po ashtu nuk do të ketë pension nën 500 euro, i qëndroj kësaj, dhe njëkohësisht nuk do të ketë pagë nën 1000 euro sepse është jashtë logjikës të tregut paga nën 1000 euro, kjo po shkakton ikjen e të rinjve tanë. Të gjitha këto janë serioze dhe besoj që edhe besojnë në këto që i them, por edhe që po na përkrahin”, ka theksuar ai.

Haradinaj ka premtuar se, nëse fiton besimin, do të ofrojë një plan të drejtpërdrejtë për anëtarësim, jo një partneritet të stërzgjatur për paqe.
“Për shumë qytetarë ka qenë pak jo aq e qartë se a mund të hyjmë në NATO direkt, por gradualisht po kuptohet për çka e kam fjalën, jo plani përmes partneritetit për paqe që mund t’i humb 10 vite, por plani aksional që ta mundëson anëtarësimin brenda një viti besoj që kam këtë përparësi. Besoj që është kështu edhe Kosova do të jetë në Kosovë, si në jug si në veri, në të gjitha zonat e Kosovës do të vlej ligji”, ka potencuar kryetari i AAK-së.

Ndryshe, në zgjedhjet e 9 shkurtit 2024, AAK-ja do të garojë në koalicion me partinë Nisma Socialdemokrate dhe parti të tjera.

JU REKOMANDOJMË

Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”
Lajme

Momenti kur Policia e Shtetit e largon flamurin e UÇK-së në stadiumin “Air Albania”

07/06/2025 - 22:50
Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart
Kryesore

Eksperti amerikan: Kosova të mos presë ndryshime nga lart

07/06/2025 - 22:41
Minatorët pa paga, por menaxhmenti  i Trepçës ha dreka luksoze me peshk salmon e birra
Kryesore

Punëtorë të “Trepçës” pa paga për Kurban Bajram, ankohen për diskriminim

07/06/2025 - 22:09
Këto janë të gjitha vendimet që i mori sot qeveria në detyrë
Kryesore

Vlerësimi i monitoruesve: Vendimet e Kurtit si kryeministër në detyrë, shkelje ligji

07/06/2025 - 21:42
Procesi në Hagë, veteranët i shkruajnë diplomatëve të huaj
Lajme

Fadil Fazliu, Bashkim Smakaj dhe Isni Kliaj e refuzojnë vizitën e Avokatit të Popullit të Speciales

07/06/2025 - 21:06
Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore
Lajme

Aksident fatal në rrugën Ferizaj-Prishtinë, humb jetën një motoçiklist

07/06/2025 - 20:50

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    Livia e ndez rrjetin, tregon të pasmet

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Prej aksidentit deri te vdekja: Katër orët dramatike të Armir Osmanit (VIDEO)

    1499 Shpërndaje
    Shpërndaje 600 Tweet 375
  • Këngëtari Labinot Rexha promovoi villën luksoze të eksponentit të VV-së të arrestuar për drogë

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Mehmetaj për ministren Rizvanolli: Kjo merret me krim, është versioni grua i Faton Pecit

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Ramë Lahaj rrenqethë me këngën e Jakup Ferrit në ”Air Albania”, dy orë para ndeshjes së madhe

    84 Shpërndaje
    Shpërndaje 34 Tweet 21

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë