Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: Kurti po bën lojë të rrezikshme për Asociacionin

04/11/2024 - 14:14
në Kryesore, Lajme
A A
Haradinaj: Politika e Beogradit të heqë dorë nga instrumentalizimi i serbëve të Kosovës
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Veprimet e Kurtit e kanë shpëtuar Serbinë nga përgjegjësia për sulmin e Banjskës dhe nga afërsia me regjimin e Putinit. Kështu tha kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, duke mos kursyer kritikat për kryeministrin e Kosovës.

“Serbia ka bërë shumë veprime destabilizuese, por nuk është ndëshkuar falë Kurtit. Politikisht Kurti është miop, nuk kupton strategjinë e gjeopolitikës, është shkurtpamës, ose është në agjenda të huaja. Veprimet e tij e kanë shpëtuar Serbinë nga përgjegjësia për sulmin e Banjskës dhe nga afërsia me regjimin e Putinit dhe nga të gjitha ato padrejtësi që vazhdon t’ia bëjë Kosovës. Ata bënë deklaratën panserbe. Ta kishin bërë shqiptarët një deklaratë të tillë do të ishte çuar gjithë bota në këmbë. Me akte ligjore të tyre marrin vendime për Kosovën dhe të gjitha këto Serbia i bën për shkak të ndihmës që i jep Kurti, i cili e pozicionon Kosovën aq keq sa ata nuk sanksionohen”, u shpreh Haradinaj për A2.

Sipas tij, Kurti pranoi draftin më të keq të mundshëm për asociacionin, dhe tani po bën lojëra të rrezikshme me ndërkombëtarët.

“Kurtit i kanë ofruar amerikanë edhe aleatët e BE një draft për të shpëtuar Kosovën nga ndonjë pasojë nga asociacioni. Kurti nuk ka shkuar kësaj rruge, por e ka pranuar privatisht draftin e BE dhe e ka lavdëruar. Të parët që kanë shprehur shqetësim për draftin e BE janë kryetarët e partive opozitare dhe unë. Kurti ka pranuar draftin më të keq të Kosovës. Kjo është një lojë e rrezikshme e tij. Ai ka pranuar dhe ka shkuar aq larg sa nuk po i nënshkruan Serbia. I edhe për shkak të votave i ndërron fjalët e veta”.

Dhe në këtë kontekst, Haradinaj thotë se kur të jetë në qeveri dy janë opsionet; draft i ri për asociacionin, ose opsioni i dytë është dërgimi në Kushtetuese.

Progresin raportin e BE-së, Haradinaj e cilëson si lajmin më të keq, për shkak se nuk trajton heqjen e sanksioneve ndaj Kosovës.

“Nuk ka lajm më të keq se progresi i BE, nuk ka lajm më të keq se raporti i progresit të BE-së, nuk trajton nevojën për të hequr këto sanksione. Kosova ka progres të limituar dhe BE duhet t’i heqë sanksionet. Leximi i këtij raporti dhe mungesa e kritikës është fakti se është nën sanksione, ashtu sikurse Rusisë dhe ndonjë vendi armik. Raport-progresi është vendnumërim, asnjë ndryshim nga e kaluara. Qeveritarët po mundohen ta mbulojnë por mos harro që jemi nën sanksione”.

JU REKOMANDOJMË

Ambasada amerikane: Zhvillimi i partneritetit në fushën e sigurisë mes Kosovës dhe SHBA-së ofron stabilitet
Lajme

Ambasada amerikane: Zhvillimi i partneritetit në fushën e sigurisë mes Kosovës dhe SHBA-së ofron stabilitet

17/06/2025 - 22:57
Vuçiq provon t’i ngazëllejë serbët, thotë se gjërat po “ndryshojnë nëpër botë dhe se Serbia do të fitojë ndaj Kosovës”
Lajme

Vuçiq provon t’i ngazëllejë serbët, thotë se gjërat po “ndryshojnë nëpër botë dhe se Serbia do të fitojë ndaj Kosovës”

17/06/2025 - 22:21
Baton Haxhiu i kthehet Nexhmedin Spahiut, debat i ashpër: Kurrë Serbia nuk e njeh Kosovën –  nuk ka qare – kur
Lajme

Baton Haxhiu i kthehet Nexhmedin Spahiut, debat i ashpër: Kurrë Serbia nuk e njeh Kosovën – nuk ka qare – kur

17/06/2025 - 22:17
Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar
Lajme

Grossi: Kapacitetet e pasurimit bërthamor të Iranit janë ngadalësuar

17/06/2025 - 22:12
Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh
Lajme

Muhaxheri- Kurtit: Kthjellu, s’mund të imponosh

17/06/2025 - 21:56
Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë
Lajme

Ushtarët e FSK-së stërviten krahë atyre amerikanë

17/06/2025 - 21:53

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    Vushtrria nuk gjen qetësi nga Gërbeshët: E ndoqën me motor gruan e Liridon Osmanit, dy persona përfundojnë në pranga

    269 Shpërndaje
    Shpërndaje 108 Tweet 67
  • Rrahje, rezistencë ndaj policisë dhe arsenal armësh në Vushtrri – tre të arrestuar, dy policë të lënduar

    134 Shpërndaje
    Shpërndaje 54 Tweet 34
  • Impakti i Veriu.info: Inspeksioni komunal i Mitrovicës ndërprenë punimet e mbindërtimit pa leje të ‘Penthouse’ nga “Medi Premium” (Foto)

    124 Shpërndaje
    Shpërndaje 50 Tweet 31
  • Policia e Kosovës hap konkurs për pranimin e 350 zyrtarëve të rinj policorë

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Trump u jep paralajmërim iranianëve: “Të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani!”

    123 Shpërndaje
    Shpërndaje 49 Tweet 31

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë