Sindikata e Policisë së Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për vonesat në pagesën e ndërrimeve të natës dhe orëve shtesë për zyrtarët policorë.
Lidhur me këtë ka reaguar Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ai ka thënë se policia e vendit janë të jashtëzakonshëm, por se të cilët s’marrin as atë që i takon minimalisht.
I pari i AAK-së ka thënë se këto skandale janë alarmante.
Postimi:
Mashtruesit që nuk ndalen së thirruri në emër të sigurisë, po bëjnë gjithçka që munden ta shkatërrojnë pikërisht këtë sektor. Vija e parë e sigurisë, policia jonë e jashtëzakonshme, nuk merr as atë që i takon minimalisht. Këta, në vend që t’ua dyfishojnë pagat kësaj kategorie esenciale të qenësisë dhe sigurisë së Kosovës, nuk ua paguajnë as orët shtesë dhe ato të ndërrimit të natës.
Këto skandale janë alarmante dhe i shkojnë për shtat vetëm atyre që janë armiq të Kosovës.
Nuk kemi polici për t’i përbuzur.