Haradinaj fton qytetarët të dalin para Kuvendit për “mbrojtjen e së vërtetës së luftës së UÇK-së”.
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka shprehur mbështetje për protestën e thirrur nga Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër ekspozitës “Masakrat në Kosovë 1998–1999” të autorit Shkëlzen Gashi.
Përmes një reagimi publik, Haradinaj e ka cilësuar protestën si të domosdoshme për të kundërshtuar çdo përpjekje për shtrembërimin e së vërtetës së Luftës Çlirimtare.
Ai u ka bërë thirrje bashkëluftëtarëve, familjarëve të të rënëve dhe gjithë qytetarëve që të marrin pjesë në protestën që do të mbahet më 30 mars, në ora 13:00, para Kuvendit të Kosovës.














