Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

OVL-UÇK dënon ekspozitën në shesh, thirret protestë të hënën para Kuvendit

29/03/2026 - 18:48
në Lajme
A A
OVL-UÇK dënon ekspozitën në shesh, thirret protestë të hënën para Kuvendit
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka thirrur protestë për të hënën për të shprehur indinjatën për ekspozitën e cila paraqiti pasaktësi për masakrat në Kosovë dhe e cila zuri vend në sheshet e Prishtinës.

Protesta është thirrur nga ora 13 para ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Kryetari i OVL-UÇK, Hysni Gucati, ka thënë se ajo ekspozitë ka qenë fyerje për shoqërinë, vendin dhe për të gjithë ata që dhanë jetën.

Nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla ka thënë se askush nuk ka të drejtë të zbehë realitetin e luftës në Kosovë.

“Sot nuk jemi mbledhur këtu për ndonjë çështje të zakonshme. Jemi këtu, sepse në mes të Prishtinës është përdhosur e vërteta e luftës sonë dhe janë relativizuar krimet serbe, me ekspozita të financuara nga buxheti i shtetit, nga paratë tona. Një ekspozitë me plot shtrembërime dhe pretendime tendencioze, në sheshet e Prishtinës këto ditë ka tjetërsuar të vërtetën e shumë viktimave shqiptare, që regjimi serb me brutalitetin e tij ka ushtruar ndaj popullsisë tonë. Evidencat aty nuk janë gabime. Por, janë fyerje. Dhe kjo fyerje bëhet edhe më e rëndë kur paguhet me paratë e qytetarëve tanë. Me taksat tona po financohen projekte që i relativizojnë krimet serbe dhe e tjetërsojnë sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve tanë”, ka thënë ai.

Të shtunën në mëngjes janë larguar nga sheshi kryesor i Prishtinës tabelat me përmbajtje të pasakta për masakrat e ndodhura në Kosovë gjatë luftës, e që ishin pjesë e një ekspozite të financuar edhe nga Kuvendi i Kosovës.

Veprimi është ndërmarrë një ditë pasi Komuna e Prishtinës ka pezulluar lejen për ekspozitën, si pasojë e reagimeve të shumta publike lidhur me pasaktësitë e identifikuara në përmbajtje.

Pas kësaj, Departamenti për Hetimin e Krimeve të Luftës që funksionon në kuadër të Prokurorisë Speciale, ka njoftuar se ekspozita do t’i nënshtrohet vlerësimit për të përcaktuar nëse përmban elemente të përgjegjësisë penale.

Pas reagimeve të shumta dhe kritikave për pasaktësi në pasqyrimin e masakrave në Kosovë nga lufta e fundit, organizatat që ishin përgjegjëse për ekspozitën e cila u shfaq në sheshet e Prishtinës, Admovere dhe Integra, kanë kërkuar falje.

Përmes një postimi në Facebook kanë shkruar se qëllimi i vetëm i ekspozitës ishte nderimi i viktimave civile të luftës dhe kontribuimi në ruajtjen e kujtesës kolektive për krimet e kryera në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Nasim Haradinaj: VV-së më së shumti i është dashur votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale

Nasim Haradinaj: VV-së më së shumti i është dashur votimi i Ligjit për Gjykatën Speciale
22/10/2026 - 09:24

Veterani i UÇK-së, Nasim Haradinaj duke folur për votimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend ka shpeguar se përse Vetëvendosje ka dashur që ta votojë miratimin e...

Më shumëDetails

Sot mblidhet Kuvendi, kjo është agjenda

Sot mblidhet Kuvendi, kjo është agjenda
22/10/2026 - 09:18

Sot me fillim nga ora 10:00, do të mbahet seanca e rregullt plenare e Kuvendit të Kosovës. Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë formimi i Komisionit...

Më shumëDetails

Ky është 25-vjeçari që u shtir si agjent i AKI-së dhe mori para me premtimin për punësim – në hetime u përfshi edhe Inteligjenca

Babë e bijë në pranga për vrasjen e rëndë në Ferizaj – nëna si dëshmitare
22/10/2026 - 09:05

Për gati dy vjet dyshohet se e mbajti me shpresa për punësim në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), duke i marrë vazhdimisht para. Një 25-vjeçar nga Prishtina...

Më shumëDetails

Policia me aksion në veri, bashkë me Doganën dhe ATK-në

Plani “Mburoja e hekurt”- Parandalohet kontrabandimi i mallrave nga Maqedonia
22/10/2026 - 09:02

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri informon opinionin publik se sot, me datën 22.10.2026, në disa lokacione në veri të vendit, Policia e Kosovës është duke zhvilluar një...

Më shumëDetails

Presidentja pritet ta kthejë sot në Kuvend Ligjin për Specialen

Presidentja Shiroka-Pula pret senatorët amerikanë, iu ndan mirënjohje për kontributin ndaj Kosovës
22/10/2026 - 08:48

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, pritet që sot ta kthejë në Kuvend Ligjin për Dhomat e Specializuara, sipas burimeve të TV Dukagjinit brenda Presidencës. Para kthimit të ligjit,...

Më shumëDetails

Dje me karrige, sot me gurë: Rama fton sërish studentët në dialog

Dje me karrige, sot me gurë: Rama fton sërish studentët në dialog
22/10/2026 - 08:36

Pas refuzimit të përsëritur të studentëve dhe pedagogëve për t’u ulur në dialog me të, kryeministri Edi Rama ka ndryshuar mënyrën se si u drejtohet protestuesve. Një ditë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    Mbrojtje juridike profesionale për punëtorët e KEK-ut: SPEK nënshkruan marrëveshje me zyrën e avokatisë Feka & Partners

    107 Shpërndaje
    Shpërndaje 43 Tweet 27
  • Haxhiu “zbulon” garën mes dy kandidatëve për kryetar të PDK-së

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • “Denta Care” e Adonis Bujupit u zbulua duke ofruar shërbime ‘filler’ pa licencim, dokumentet zbulojnë mospërputhje në raportimin e Inspektoratit

    97 Shpërndaje
    Shpërndaje 39 Tweet 24
  • Shtesat për fëmijë në shtator, ja sa ishte numri i përfituesve

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • “Shpifje, do të paditen” Pacolli flet pasi Peci e përmendi sërish për vr’asjen e Jusuf Gërvallës

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë