Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj nderon heronjtë Arben dhe Luan Qerimaj: Ishte lufta e UÇK-së që krijoi aleancën me NATO-n dhe Amerikën

26/05/2025 - 13:21
në Lajme
A A
Haradinaj nderon heronjtë Arben dhe Luan Qerimaj: Ishte lufta e UÇK-së që krijoi aleancën me NATO-n dhe Amerikën
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, mori pjesë sot në Gllogjan në ceremoninë përkujtimore në nderim të Heronjve të Kosovës, Arben dhe Luan Qerimaj, në përvjetorin e rënies së tyre.

Me këtë rast, Haradinaj kujtoi me nderimet më të larta edhe bashkëluftëtarët që ranë po në këtë ditë: Rexhep Tafaj, Ekrem Berisha, Fetah Selca, Beslim Alijaj dhe Haki Krasniqi.

“Të gjithë këta trima që i kujtuam sot ishin të veçantë, secili në mënyrën e vet. Në përvjetorin e rënies së tyre, ne nderojmë shpirtin e tyre luftarak, besnikërinë ndaj shokëve dhe vendosmërinë për të mos u dorëzuar kurrë përballë armikut,” theksoi Haradinaj në fjalën e tij.

Ai rikujtoi se rruga deri te liria ishte e gjatë dhe e vështirë, e mundur vetëm falë luftës heroike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. “Ishte kjo luftë që solli lirinë, që hapi rrugën për ndërtimin e shtetit tonë dhe që krijoi aleancën tonë me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës – një aleancë që duhet ta ruajmë e ta forcojmë me krenari”, u shpreh Haradinaj.

Në përfundim të shkrimit të tij, ai ritheksoi angazhimin për një Kosovë të sigurt dhe të integruar në strukturat euroatlantike. “Misionin tonë për sigurimin e lirisë sonë nuk duhet ta ndalim derisa të bëhemi ofrues të sigurisë, si pjesë e NATO-s, të rreshtuar pranë botës demokratike, udhëhequr nga Amerika”, tha ai.

“I përjetshëm qoftë kujtimi për Luan e Arben Qerimaj, Rexhep Tafaj, Ekrem Berisha, Fetah Selca, Beslim Alijaj dhe Haki Krasniqi. Lavdi e përjetshme!”, përfundoi Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË

Shala: Liburn Aliu nuk është më pjesë e Vetëvendosjes
Lajme

Shala: Liburn Aliu nuk është më pjesë e Vetëvendosjes

27/05/2025 - 22:59
Kraki: Këta që Radojçiqit ia hiqnin fletarrestet i vërsulen endacaçke Ministrit që krim të vetëm kishte ringjalljen e bujqësisë
Lajme

Kraki: Këta që Radojçiqit ia hiqnin fletarrestet i vërsulen endacaçke Ministrit që krim të vetëm kishte ringjalljen e bujqësisë

27/05/2025 - 22:45
Deda: Bllokada në Kuvend po sjell hajër, po dalin keqpërdorimet
Lajme

Deda: Bllokada në Kuvend po sjell hajër, po dalin keqpërdorimet

27/05/2025 - 22:28
Guri: Kurti në vend që ta shkarkonte Pecin po e lavdëron – Gërvallën askush s’e merr seriozisht
Lajme

Guri: Kurti në vend që ta shkarkonte Pecin po e lavdëron – Gërvallën askush s’e merr seriozisht

27/05/2025 - 22:12
Pasi u intervistua nga Prokuroria, Kurti i del në mbrojtje Pecit – e lavdëron për “qeverisje të mirë”
Lajme

Pasi u intervistua nga Prokuroria, Kurti i del në mbrojtje Pecit – e lavdëron për “qeverisje të mirë”

27/05/2025 - 22:05
Vetevendosja mblidhet për të organizuar “Javën e Lëvizjes së popullit”
Lajme

Vetevendosja mblidhet për të organizuar “Javën e Lëvizjes së popullit”

27/05/2025 - 21:34

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    Afera me fabrikën e mbetjeve shtazore/ Bastiset kompania e biznesmenit multimilioner nga Ferizaj

    151 Shpërndaje
    Shpërndaje 60 Tweet 38
  • Shala: Liburn Aliu nuk është më pjesë e Vetëvendosjes

    110 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 28
  • Inspektorati Shëndetësor zbarkon në “Spitalin Amerikan 2”, kapen tre mjekë turq duke punuar pa licencë

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Pasi Veriu.info publikoi skandalin se iu gjetën mbi 30 tonë mish peshku me krimba, Reçica i PDK-së viziton “Mediteran -N” të Nikollë Dodajt

    101 Shpërndaje
    Shpërndaje 40 Tweet 25
  • Prokurori Shala jep detaje lidhur me bastisjet në Ministrinë e Bujqësisë

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë