Kandidati për kryeministër nga Koalicioni për Kosovën Fituese, Ramush Haradinaj mbajti tubim qendror zgjedhor në Gjakovë.
Tutje, ai premtoi se do ta përfundojnë hekurudhën që lidhë Gjakovën me Tiranën e Durrësin.
E poashtu do ta aktivizojnë Aeroportin e Gjakovës dhe Kampusin Universitar.
“Ne jemi shumë me fat dhe të gëzum që e kemi Gjakovën që na lidhë me Durrësin, Tiranën, Aeroportin, do ta kryejmë hekurudhën që të vetmen nyje e ka Gjakovën. Do ta aktivizojmë zonën biznesore amerikane. E kemi për fat të mirë aeroportin e dytë të Kosovës në Gjakovë, do ta aktivizojmë për fluturime civile – komerciale. Poashtu kemi paraparë një industri ushtarake në këtë zonë. Edhe diçka, Kampusin Universitar kemi me kry”, premtoi Haradinaj.