Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Serwer: Grenell po kërkon largimin e Kurtit nga pushteti

07/02/2025 - 22:40
në Kryesore, Lajme
A A
Serwer: Vuçiq ka financuar dhe orkestruar sulmin terrorist në Banjskë, s’i duhet shumë për ta destabilizuar Ballkanin
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Profesori në Universitetin “Johns Hopkins” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Daniel Serwer, ka deklaruar se emisari special i ShBA-së për misione të veçanta, Richard Grenell, po punon për largimin e kryeministrit Albin Kurti dhe LVV-së nga pushteti.

Sipas Serwerit, Grenell nuk është i interesuar të përmirësojë marrëdhëniet me qeverinë aktuale të Kosovës.

“Kuptimi im është se Grenell punon për Presidentin, kështu që derisa Presidenti të thotë diçka ndryshe Grenell flet për Shtëpinë e Bardhë. Grenell nuk është i interesuar të përmirësojë marrëdhëniet me qeverinë aktuale të Kosovës. Ai kërkon largimin e VV-së dhe Kurtit nga pushteti pas zgjedhjeve. Herën e fundit ai tentoi që Kurti të forcohej dhe të fitonte shumicën në parlament. Grenell nuk është një njeri që mëson nga përvoja. Nuk kam dyshim se ai do të provojë përsëri edhe për ndarje”, tha ai për teve1.info.

Profesori Serwer thotë se “në një qeveri normale amerikane”, Grenell nuk do lejohej t’i afrohej politikave të Ballkanit, për shkak të konflikt interesit.

“Grenell ka të drejtë për marrëdhëniet ShBA-Kosovë dhe sigurisht për armiqësinë e tij ndaj kryeministrit. Por sigurisht që edhe Grenell është pjesë e problemit. Ai u përpoq të ndante Kosovën në administratën e parë të Trump dhe ndihmoi në rrëzimin e qeverisë së parë të Kurtit. Tani ai e ka kaluar kohën e tij jashtë qeverisë duke punuar me Jared Kushner në projekte në Serbi dhe Shqipëri. Në një qeveri normale amerikane, ai nuk do të lejohej askund afër Ballkanit, për shkak të konfliktit të interesit. Kjo administratë nuk e di se çfarë është konflikti i interesit”, deklaroi Serwer.

Ndërkohë, Serwer lidhur me deklaratat e Grenellit se marrëdhëniet mes Kosovës dhe ShBA-së nuk kanë qenë kurrë më të dobëta, thotë se janë qëndrime të Shtëpisë së Bardhë përderisa presidenti amerikan, Donald Trump nuk deklaron diçka ndryshe.

“Kuptimi im është se Grenell punon për Presidentin, kështu që derisa Presidenti të thotë diçka ndryshe Grenell flet për Shtëpinë e Bardhë”, tha ai.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë më të forta se kurrë më parë.

Ndërkohë që Grenell e ka quajtur iluzionuese deklaratat e Kurtit derisa ka thënë se marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta.

Ai tha se e Kurtit është dënuar nga administrata e parë e Trumpit, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e ShBA-së, Anthony Blinken, etj.

“Iluzionues. Marrëdhëniet nuk kanë qenë kurrë më të dobëta. Albin Kurti është dënuar nga administrata e parë e Trumpit, administrata e Bidenit, NATO, BE, Ambasada e ShBA-së, Anthony Blinken, etj”, ka shkruar Grenell në X.

JU REKOMANDOJMË

Situata politike në vend, Lladrovci: Hapni krah o trima o dilni zot situatës!

Lladrovci: Qortimi nga SHBA-të është lajm i mirë vetëm për armiqtë tanë dhe dëshmi sa poshtë kemi ra
28/04/2026 - 11:24

Lidhur me zhvillimet politike në vend, ka reaguar kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci. Lladrovci ka theksuar se “komfori si fazë finale e arritjeve të çaushëve të rinj në...

Më shumëDetails

Rizvanolli: KEK-u dhe KESCO arrijnë marrëveshje, s’do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike

Hapen konkurse në gjashtë ndërmarrje publike, Rizvanolli: Aplikoni
28/04/2026 - 11:21

Ministrja e Ekonomisë Artane Rivanolli ka njoftuar se KEK-u dhe KESKO kanë arritur marrëveshje sipas së cilës nuk do të ketë rritje të tarifave të energjisë elektrike. Rizvanolli...

Më shumëDetails

Ndërpritet seanca për presidentin, vazhdon në orën 14:00

Ndërpritet seanca për presidentin, vazhdon në orën 14:00
28/04/2026 - 11:17

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka njoftuar për shtyerjen e seancës për presidentin për në orën 14:00. Haxhiu u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të jenë prezentë...

Më shumëDetails

Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje
28/04/2026 - 11:07

Në mesin e tensioneve dhe mungesës së kuorumit prej 80 deputetësh, Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar dy emra për postin e Presidentit. Njëra nga kandidaturat është Feride Rushiti, një...

Më shumëDetails

FOL: Ajo që ndodhi mbrëmë në Kuvend përbën rrezik për rendin kushtetues, Republika s’mbahet vetëm me numra

Krejt çka ndodhi mbrëmë në seancën e vonshme për presidentin
28/04/2026 - 10:57

Lëvizja FOL përmes një komunikate për media ka shprehur shqetësim të thellë lidhur me mënyrën se si është proceduar me procesin e zgjedhjes së Presidentit të Republikës së...

Më shumëDetails

Berisha për Osmanin: Me ditë që flaka i del nuk ka votë prej meje

Berisha për Osmanin: Me ditë që flaka i del nuk ka votë prej meje
28/04/2026 - 10:47

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ka kritikuar ashpër situatën në Kuvend para fillimit të seancës së sotme, duke thënë se procesi për zgjedhjen e Presidentit është i paqartë...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    Skandal: Interex kapet duke incizuar me kamerë klientët në zhveshtore, gjobitet 8 mijë euro (Dokument)

    203 Shpërndaje
    Shpërndaje 81 Tweet 51
  • Vjen reagimi nga familjari i Feride Rushitit, të propozuarës për presidente nga Vetëvendosje

    113 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Shpërthen edhe një skandal i “Riga Pharm”: Disa barnatore kapen pa farmacist, rrezikohet jeta e qytetarëve

    117 Shpërndaje
    Shpërndaje 47 Tweet 29
  • Shteti e zbulon kompaninë “Viva Fresh” duke i mashtruar konsumatorët me çmime, gjobitet simbolikisht (Dokument)

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26
  • Seanca për presidentin, Hasani: Opozita gabon nëse e çon në Kushtetuese

    102 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë