Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haradinaj: Opozita do të fitojë 60 për qind të votave; si të udhëheqë një serb, si Kurti, njëjtë është

26/11/2024 - 18:16
në Kryesore, Lajme
A A
Raporti i DASh-it, reagon Haradinaj: Goditja më e fuqishme që demistifikon kursin e mashtrimit të Qeverisë
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhje të 9 shkurtit. Ai beson se koalicioni që e udhëheq do të fitojë mbi 20 për qind të votave.

Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, është shprehur i bindur se institucionet e reja do t`i themelojë opozita.

Ai beson se më 9 shkurt tri partitë opozitare do të fitojnë rreth 60 për qind të votave.

Në këtë intervistë dhënë gazetës Nacionale, Haradinaj ka thënë se Koalicioni AAK, Nisma, Lista Konservatore, Forumi Intelektual E-30 dhe lista Ideali do të fitojnë mbi 20 për qind.

“Ne i kalojmë 20 për qind, nuk besoj se edhe dy subjektet tjera politike, LDK e PDK mbesin nën 20 për qind. Besoj se opozita do të ketë mbi 60 për qind të votës në këto zgjedhje”, ka thënë Haradinaj.

Duke e komentuar propozimin e tij për kryeministër me rrotacion nga opozita, ai ka thënë se partitë opozitare duhet të gjejnë mënyra për të bashkëpunuar.

Ai është zotuar se nuk do t`i kushtëzojë subjektet opozitare për formimin e qeverisë pas zgjedhjeve.

“Janë do nxitime, nuk i kuptojnë këto procese një pjesë e njerëzve që janë në politikë, e kanë me nxitim. Kujtojnë se veç ajo çka ndodh atë ditë. Ne duhet me gjet mënyra për me bashkëpunuar, në një mënyrë a një tjetër. Unë e kam dhënë një ide, nuk kom insistuar në atë, asnjë kusht nuk e qes”, është shprehur ai.

I pari i AAK-së ka vlerësuar se opozita duhet t`i formojë institucionet e reja.

“Nuk kam kushte për një qeveri opozitare, kam dhënë opsione që mos me u blloku, mos me thanë PDK ‘veç na’’, ose LDK-ja ‘veç na’, ose AAK-ja. Të gjejmë një zgjidhje, a rrotacionin, a të gjejmë një formulë, por opozita i bën institucionet”, ka thënë Haradianj.

Kandidati i AAK-së për kryeministër ka folur edhe për të dy kolegët e tij opozitarë, të cilët pretendojnë postin e kryeministrit në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka vlerësuar lartë Bedri Hamzën e PDK-së dhe Lumir Abdixhikun e LDK-së.

“Të dytë janë njerëz të mirë, me vlera të mira, me njohje profesionale të mirë”, ka thënë Haradinaj.

Vija të kuqe për Kurtin

I pari i AAK-së ka vazhduar kritikat e rënda ndaj kryeministri Albin Kurti.

Ai është zotuar se nuk do të bashkëpunojë në asnjë mënyrë me Kurtin pas zgjedhje nacionale.

“Si ka mundësi, dy projekte të energjisë i ka rrëzuar Kurti, a gruaja e tij punon në Beograd për Elektroprivredan e Serbisë, e na e blejmë qat rrymë”, ka deklaruar Haradinaj, duke vazhduar akuzat ndaj shefit të Qeverisë.

“Gjithë Kosova e di që gruaja e tij punon për Elektroprivreda, por ju ka ardhë keq njerëzve me i thanë, me e përmend, edhe unë nuk e them me ndonjë kënaqësi të madhe. Që, ky njeri na lenë pa energji tonën, na detyron me ble atje, se gruaja e tij punon atje dhe ka përfitimet e veta”, ka thënë ai.

Ai ka treguar arsyet se pse mendon se kryeministri Albin Kurti është njeri në agjendë të Serbisë.

“Nuk është e vetmja. Ai i cili të largon nga NATO dhe Amerika, ai është serbi më i madh në botë, as Vuçiqi nuk është serb më i madh se sa i që e largon Kosovën nga Amerika dhe NATO.“, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse ka ndonjë fakt për këto akuza ndaj Kurtit, Haradinja ka përmendur qasjen e kryeministrit ndaj ShBA-së.

“A po ju duket fakt i vogël që kemi mbërri me qenë të dënuar prej Amerikës? E kur të zgjedhet presidenti i Amerikës, Vuçiqi me e thirr atë në telefon e kosovari jo. Çfarë fakti më të madh po doni?”, është shprehur Haradinaj.

Ndër të tjera, Haradinaj ka vlerësuar se Kurti është si Lista Serbe.

“Nuk kam mbështetur ndonjë kryeministër të Listës Serbe dhe nuk e mbështes as Kurtin. Për mua njëjtë është”, është shprehur ai, duke i përmendur vijat e kuqe për Kurtin.

“Nuk bëj koalicion, nuk jap ndihmës, nuk e përkrahi Kurtin si kryeministër. Për mu si me udhëheq një serb, si Kurti, njëjtë është”, ka deklaruar Kurti.

Kurti veteran i rrejshëm

Lideri i AAK-së ka vlerësuar se ai është i vetmi kandidat për kryeministër që përfaqëson UÇK-në.

Ai është zotuar se do t`i mbrojë këto kategori.

“Sot jam kandidati i vetëm nga UÇK-ja për kryeministër. Pra, nga të gjithë kandidatët jam i vetmi si ish- UÇK. I falënderoj të gjithë për mbështetjen. Në këtë proces, nuk do të iki nga vetja asnjëherë, kam qenë ushtar i UÇK-së, jam pjesë e atyre që i kanë pri proceseve të lirisë dhe vazhdojmë me qenë. Jam pjesë e veteranëve, invalidëve, familjarëve të dëshmorëve. Do t`i dua këta njerëz, do t`i respektoj”, ka theksuar Haradinaj.

Sipas tij, Kurti nuk ka të bëj asgjë me UÇK-në. Ai ka thënë se kryeministri i Kosovës është veteran i rrejshëm.

“Nuk ka të bëj me UÇK ai asgjë, ai s`ka lidhje. Ai është veteran i rrejshëm. Prokuroria ndoshta për kurtuazi mund të shkojë dhe ta marrë në pyetje, por ai është veteran i rrejshëm”, ka thënë Haradinaj.

JU REKOMANDOJMË

Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste
Lajme

Arrestohet polici në Shqipëri, u jepte fajde personave të ndryshëm, më pas i kanoste

06/07/2025 - 12:43
Gjendet 14-vjeçarja që ishte raportuar e zhdukur në Prizren
Lajme

Ishte duke pirë kafe me vëllain e tij, vdes 60 vjeçari në një lokal në Prizren

06/07/2025 - 12:29
Tejkaloi shpejtësinë, shoferin e “sakaton” policia, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj
Lajme

Tejkaloi shpejtësinë, shoferin e “sakaton” policia, gjobitet me 300 euro dhe i ndalohet vozitja për 3 muaj

06/07/2025 - 12:12
Haziri: Nuk e kemi problem emrin e Haxhiut, i kemi problem kushtëzimet politike
Lajme

Haziri: Unë s’jap votë për shpërndarje të kuvendit, Kosova nuk ka komoditet me shku në zgjedhje

06/07/2025 - 11:47
Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge
Lajme

Ekstradohet nga Dubai shqiptari në kërkim, i përfshirë në trafik ndërkombëtar droge

06/07/2025 - 11:16
Evakuimi i deputetëve, Duda Balje: S’besoj që ka me ndodhë diçka, mundet me qenë ‘fake’
Kryesore

Bllokada në Kuvend, Balje: Faji shkon me fuqi, më i fuqishmi është përgjegjësi

06/07/2025 - 11:02

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Dy të plagosur në Ferizaj pas të shtënave me armë në mesantë, bëhet e ditur gjendja e tyre shëndetësore

    “Nuk ta çoj grurin në mulli se ka tollovi” – Ky është i dyshuari që përfundoi në pranga për rrahje dhe të shtëna me armë në Vushtrri

    109 Shpërndaje
    Shpërndaje 44 Tweet 27
  • “Bre rrenca, qysh s’po ju vjen marre”-Hekuran Muratit i ndodh e papritura në Kuvend

    104 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Kjo është bashkëshortja bukuroshe e “Tevides”, aktori ndan momente të rralla familjare

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Arrestimi i Naim Bazajt, flasin familjarët e tij: Akuzat e përhapura janë tërësisht të pavërteta dhe të motivuara politikisht

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22
  • Shi e temperatura të larta-Parashikimi i motit për nesër dhe ditët në vijim

    88 Shpërndaje
    Shpërndaje 35 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë