Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se pret formimin e Qeverisë nga partitë e ish-opozitës.
Në një konferencë për media, Haradinaj tha se do të pres që PDK-ja e LDK-ja do të merren vesh për mënyrën e Qeverisjes, teksa ua bëri me dije që do të bashkëpunojë me partitë e ish-opozitës.
“Jemi dakord të veprohet me shpejtësi, të mos vonohet Kosova më. Po presim për një marrëveshje mes LDK-së e PDK-së për me thjeshtësu kush është kryeministër, pasi ne nuk kemi kushte për opozitën. Është momenti që të reflektojmë të gjithë”.
“LDK e PDK e kanë një partner dhe do t’ia japim vendit shumicën, do të punojmë me këtë opsion, besoj që do ta arrijmë këtë herë”, ka thënë Haradinaj.












