Ramush Haradinaj nga AAK-ja, ka bërë të ditur se në Gllogjan ka pritur një delegacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së SHBA-së.
Në delegacion ishin profesorët Daniel Serwer dhe Edward Joseph, si dhe Mario Marquez, Ramiz Tafilaj dhe shqiptaro-amerikanë të tjerë, dy të parët Haradinaj i nderoi me medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.
Haradinaj tha se angazhimi i tyre për Kosovën është i rëndësishëm për rikthimin e partneritetit strategjik me aleatët, veçanërisht me SHBA-në.
Postimi i plotë:
Në nderim të 4 Korrikut, Ditës së Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Gllogjan patëm nderin t’i presim delegacionin nga Amerika, në përbërje të Prof. Daniel Serwer, Prof. Edward Joseph, Mario Marquez dhe Ramiz Tafilaj dhe shqiptaro-amerikanë tjerë të respektuar.
Angazhimi i tyre ndaj Kosovës është shumë me vlerë për rrugën dhe përcaktimet drejt rikthimit në partneritetin strategjik me aleatët, posaçërisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Me respekt dhe mirënjohje për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha etapat, z. Daniel Serwer dhe z. Mario Marquez i dedikova medaljen “Me besim në Zot, Atdhe e Shtet”.














