Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angılı, ku diskutuan për zhvillimet aktuale në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale, veçanërisht në fushat e sigurisë dhe ekonomisë.
Haradinaj shprehu falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme të Turqisë ndaj Kosovës.
E plotë:
Pata kënaqësinë ta takoj ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Sabri Tunç Angılı, me të cilin diskutuam për zhvillimet në vend dhe thellimin e marrëdhënieve bilaterale dhe intensifikimin e partneritetit në fushat e interesit të ndërsjellë, sidomos në fushën e sigurisë dhe ekonomisë.
Njëkohësisht, ambasadorit i shpreha falënderimin për mbështetjen e shtetit turk.