Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj u ka bërë thirrje pjesëtarëve të UÇK-së dhe familjarëve të tyre, të mos udhëtojnë nëpër Serbi.
Ai thotë se gjithë pjesëtarët e institucioneve të rendit dhe të sigurisë, qoftë të liruar nga detyrat dhe përgjegjësitë, si dhe familjarët e tyre të ngushtë, s’duhet të udhëtojnë nëpër Serbi.
Kjo e thirrje e tij vjen pak ditë pas ndalimit të ish-policit special Arbnor Spahiut, më 7 qershor nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Horgosh dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit në Kanjizë.
Të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit njëmujor.
Lajmin e ka bërë të ditur avokati Arianit Koci i cili përmes një postimi në Facebook ku tha se ky është një vendim i padrejtë dhe siç u shpreh, “i motivuar politikisht dhe pa asnjë provë apo bazë faktike”.