Ish-shefi i Antikorrupsionit, Hasan Preteni, e quan matrapaz dhe analfabet ish-nëpunësin e agjencisë Mefail Bajqinovcin.
Hasan Preteni, që tani ka pozitën e sekretarit në ndërmarrjen Trepça, e ka quajtur matrapaz dhe analfabet ish-nëpunësin e Agjencisë Antikorrupsion, deputetin Mefail Bajqinovci me të cilin punuan shumë vite së bashku.
Ish komandanti në Zonën Operative të Shalës në Facebook e ka komentuar deklaratën skandaloze të Bajqinovcit që i vinte në një vijë opozitën dhe presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
“Pushteti nuk duhet identifikuar me Mefailin, ky është matrapaz dhe analfabet”, tha Preteni në komentin e tij te Gazeta Blic.
Bajqinovci para se të bëhej deputet, përveçse gazetar i KTV-së, ai ishte edhe shef i Zyrës për Mbështetje dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit.
Pasi ishte bërë deputet, ajo pozitë ishte pezulluar, duke tentuar që t’i ruhet në rast se Bajqinovci nuk zgjidhet deputet.
Kjo pozitë i është ruajtur deri në vitin e kaluar Bajqinovcit, duke e mbajtur të pezulluar.