Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hasani: Qasja e VV-së ndaj Kushtetutës përshpejton autonominë serbe, do të vijnë oferta që prekin themelet e 17 shkurtit

29/01/2026 - 17:30
në Lajme
A A
Letra e aleatëve se nuk do takojnë Kurtin në zyre, Hasani: Kjo tregon që nuk je kryeministër, por je uzurpator
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe profesori, Enver Hasani, në një intervistë për Gazetën Express ka thënë se vendimi i djeshëm i Kushtetueses për procesin e zgjedhjes së nënkryetarit të Kuvendit nga radhë e komunitetit serb është konstatim për shkelje brutale të dispozitave që mbrojnë barazinë e komuniteteve dhe përfaqësimin politik në Kushtetutën e Kosovës.

Profesori Hasani ka thënë se vendimi i nxjerrë nga Kushtetuesja ka qenë rikujtim për Lëvizjen Vetëvendosje se demokracia e shumicës s’mund të përdoret për tirani ndaj askujt, aq më pak ndaj komuniteteve pakicë.

Sipas tij, komunitetin serb në Kosovë e përfaqëson partia që ka shumicën e ulëseve në Kuvend dhe jo Nenad Rashiq.

Ish-kreu i Kushtetueses thotë se shteti i Kosovës forcohet vetëm duke respektuar në përpikëri Kushtetutën e Kosovës, Planin e Ahtisarit dhe detyrimet që dalin për mbrojtjen e pakicave në vend.

Reagimin e kreut të Kuvendit të Kosovës, Dimal Bashës, Hasani e sheh si një tregues që Lëvizja Vetëvendosje do të vazhdojë praktikën e rrënimit të rendit kushtetues, shantazhit dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarëve dhe të gjithë atyre që nuk mendojnë se pakica serbe duhet të nxirret nga sistemi kushtetues.

Sipas Hasanit, përmes kësaj logjike të pushtetit, vetëm sa do të përshpejtohet implementimi i autonomisë serbe në Kosovë dhe se do të ketë intervenim të faktorit ndërkombëtar, me oferta që prekin edhe themelet e pavarësisë së 17 shkurtit.

Intervista e plotë:

Gazeta Express: A ishte vendimi i djeshëm i Gjykatës Kushtetuese konstatim se është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës në momentin kur Nenad Rashiq është zgjedhur nënkryetar i Kuvendit?

Enver Hasani: Po. Sepse bëhet fjalë për shkelje brutale dhe pa pardon të dispozitave të Kushtetutës së Kosovës që mbrojnë barazinë e të gjitha komuniteteve në përfaqësimin e tyre politik.

Më lejoni t’ia rikujtoj qytetarit të Kosovës se Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës është miratuar më 2022 nga LVV-ja dhe përmban dispozita fund e krye kushtetuese dhe duhet të zbatohet. Gjykata Kushtetuese, në një aktgjykim të mëhershëm, ka bërë të qartë se nën juridiksionin e saj bie edhe kontrolli kushtetues i Rregullores së Kuvendit, për shkak se është akti i vetëm nënligjor që definohet dhe kornizohet me Kushtetutën e Kosovës.

Gazeta Express: A nënkupton vendimi i djeshëm se Kuvendi i Kosovës patjetër duhet ta votojë kandidatin për nënkryetar që e propozon Lista Serbe, si parti që ka shumicën në Kuvend nga radhët e komunitetit serb?

Enver Hasani: Ky aktgjykim ka thënë se veprimet e LVV-së dhe të gjithë spektrit politik deri në konstituimin e legjislaturës së dalë nga zgjedhjet e shkurtit 2025 kanë qenë kushtetuese dhe se duhet të vazhdohet me të njëjtën praktikë, nëse duan që shteti i Kosovës, i shpallur më 17 shkurt 2008, të ekzistojë si anëtar i barabartë i familjes euro-atlantike të shteteve. Pikërisht për këtë arsye, Gjykata Kushtetuese ia ka rikujtuar partisë fituese të zgjedhjeve se demokracia e shumicës nuk mund të jetë tirani ndaj askujt, në veçanti ndaj komuniteteve pakicë.

Nuk ka qenë tirani e tillë as më 2021, kur LVV-ja ka votuar nënkryetarin e komunitetit pakicë serb. Kjo praktikë e vitit 2021 duhet të vazhdojë, sepse, siç ka thënë Gjykata, e detyron paragrafi 7 i nenit 58 [Përgjegjësitë e Shtetit] të Kushtetutës, i cili thotë si vijon: “Republika e Kosovës siguron, në baza jodiskriminuese, që të gjitha komunitetet dhe pjesëtarët e tyre të mund të ushtrojnë të drejtat e tyre, të specifikuara me këtë Kushtetutë.”

Rashiqi, siç e kam thënë disa herë, nuk e përfaqëson komunitetin serb; atë e përfaqësojnë ata që kanë më shumë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Gazeta Express: A mendoni se kjo mund të shpie në një bllokadë të re në Kuvend, kur të fillojnë hapat për konstituim pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të 28 dhjetorit?

Enver Hasani: Vetëm mund të spekuloj për këtë. Ajo që mund të them është se Shteti i Kosovës forcohet dhe integrohet në familjen euro-atlantike vetëm duke zbatuar me përpikëri Kushtetutën e Kosovës dhe detyrimet ndërkombëtare të marra me Planin Ahtisari për të mbrojtur dhe garantuar të drejtat kushtetuese të të gjitha komuniteteve të Kosovës. Fundja, ky detyrim është edhe civilizues: nga mbrojtja dhe garantimi i të drejtave kushtetuese të të gjitha komuniteteve të Kosovës shihet niveli civilizues i Republikës së Kosovës dhe i liderëve të saj.

Gazeta Express: Si e keni parë reagimin e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, i cili ka thënë se procesi i zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e pakicës serbe është në kuadër të kompetencave të kryesuesit të seancës si interpretues i fundit i Rregullores, dhe se Kushtetuesja nuk mund të interpretojë Rregulloren e Kuvendit?

Enver Hasani: Sikundër dihet, në Kosovë deputetët dhe prononcimet e tyre për çështjet me karakter politik sistemik nuk janë mendime dhe vlerësime të tyre të lira, por të liderit të partisë. Kjo ka qenë gjithmonë e ditur edhe te partitë e tjera dhe, në rastin konkret, është edhe më e theksuar. Mënyra sesi shprehet zoti Basha, duke u vetquajtur akoma kryetar i Kuvendit të Kosovës, paraqet shenjë se partia në pushtet do të vazhdojë me praktikën e rrënimit të rendit kushtetues, shantazhit dhe kërcënimeve ndaj gjyqtarëve dhe të gjithë atyre që nuk mendojnë se pakica serbe duhet të nxirret jashtë sistemit kushtetues.

Kjo logjikë e pushtetit, përmes politikave shkelëse të Kushtetutës, uzurpimit të posteve publike, kërcënimeve dhe fyerjeve ndaj qytetarëve të vendit, vetëm sa përshpejton implementimin e autonomisë serbe në Kosovë. Nëse vazhdohet me kësi politike, është e sigurt që do të rritet roli dhe pozita e faktorit ndërkombëtar në Kosovë, me oferta që prekin themelet e shtetësisë së Kosovës, të shpallur më 17 shkurt 2008.

Më lejoni për fund të them se vendimi do të ishte i njëjtë edhe sikur gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese të ishin soji i Dimal Bashës dhe i cilitdo prej militantëve më të thekur të partisë fituese të votave. Po të kishte qenë ndryshe, do të kishte humbur misioni i Gjykatës Kushtetuese dhe do të ishte rrënuar autoriteti i saj moral e profesional. Një ditë do të jemi anëtarë të Këshillit të Evropës dhe, për rrjedhojë, anëtarë të Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, ku do të bëhet vlerësimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese si instanca e fundit e drejtësisë në Kosovë. Atëherë do të shihet përmasa dramatike e diskriminimit të shtetasve të Kosovës, në rast të vendimeve diskriminuese dhe arbitrare nga kjo Gjykatë dhe institucionet e tjera publike në Kosovë.

JU REKOMANDOJMË

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin, Radoniqi flet për angazhim intensiv për shpalljen e rezultateve përfundimtare
Lajme

Diplomatët gjermanë e përgëzojnë KQZ’në për organizimin, Radoniqi flet për angazhim intensiv për shpalljen e rezultateve përfundimtare

29/01/2026 - 18:15
Bajrami thotë se kanë nisur hetimet për importin e energjisë në Kosovë pasi u ankuan në Vjenë e Lubjanë
Kryesore

Kërkesa për shtrenjtim të rrymës, Bajrami: Në kohë zgjedhjesh Kurti i jep nga 100 euro, qytetarët varfërohen

29/01/2026 - 18:01
Gjykata Speciale i mban ligjeratë kundër UÇK-së nxënësve kosovarë, Tahiri: Tendencë për deformim të historisë kombëtare
Lajme

Gjykata Speciale i mban ligjeratë kundër UÇK-së nxënësve kosovarë, Tahiri: Tendencë për deformim të historisë kombëtare

29/01/2026 - 17:42
Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre persona kapen në flagrancë, sekuestrohen kokainë, para kesh e vetura
Lajme

Aksioni i Antidrogës në Suharekë: Tre persona kapen në flagrancë, sekuestrohen kokainë, para kesh e vetura

29/01/2026 - 17:11
Osmani pret në takim Anu Prattipati, flasin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes
Kryesore

Osmani pret në takim Anu Prattipati, flasin për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes

29/01/2026 - 17:05
Koci – Kurtit: E more në qafë Kosovën me kokëfortësi, rreth të mbyllur dhe bllokada
Lajme

Koci – Kurtit: E more në qafë Kosovën me kokëfortësi, rreth të mbyllur dhe bllokada

29/01/2026 - 16:44

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Qeveria në detyrë mbajti mbledhje: Mori këtë vendim!

    Qeveria në detyrë mbajti mbledhje: Mori këtë vendim!

    105 Shpërndaje
    Shpërndaje 42 Tweet 26
  • Dosja e Prokurorisë: Zyrtarët e Komunës së Prishtinës i kërkuan 10% të vlerës së faturave fituesit të tenderit, “Dardania Sh.P.K.”

    112 Shpërndaje
    Shpërndaje 45 Tweet 28
  • Rinumërimi, Paris Guri parakalon me vota Arben Gashin

    95 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • PAMJE EKSKLUZIVE: Momenti kur dy persona i vunë flakën bagerit të rrënimeve në Mitrovicë (VIDEO)

    373 Shpërndaje
    Shpërndaje 149 Tweet 93
  • EKSKLUZIVE: Këta janë emrat e 8 prej 15 kryesuesve që gjykata i çoi në paraburgim për manipulim me vota në Malishevë

    89 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 22

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë