Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Hasanpapaj: Fajin nuk e ka Dekreti ligjor, fajin e ka vullneti i gjorë: mbi “60”ditëshin apo “61” votat!

21/03/2026 - 19:23
në Opinione
A A
Hasanpapaj: Fajin nuk e ka Dekreti ligjor, fajin e ka vullneti i gjorë: mbi “60”ditëshin apo “61” votat!
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Shkruan: Dr.Sc. Bardhyl HASANPAPAJ

Si mund të imagjinohet që Kuvendi i Kosovës edhe pse ka dështuar të zgjedhë Presidentin, nuk u deshka tëshpërndahet? Madje, përkundrazi, u deshka të shpërblehet edhe me nja 3 shpërblime: 1) me 60 ditë shtesë, 2) që për këtëdështim Kuvendi të bëhet vet edhe President, pra të mos shpërndahet fare, madje të ketë vet edhe Presidencën dhe 3) të zgjedhë Presidentin pas afatit strikt Kushtetues, dhe çdo gjë të vazhdojë sikur asgjë ska ndodhur?! Pra a duhet tëshpërndahet Kuvendi që ka dështuar të zgjedhë Presidentin, apo duhet ta shpërblejmë atë duke e bërë vet Kuvendin edhe President, përmes Kryetares së tij?! Desh harrova, shpërblimi kërkohet edhe më i madh, pra shpërblimi numër 4), që Gjykata ta zgjedh me vendim gjyqësorë Presidentin, pra që t’i detyrojë deputetët që nuk paskan vullnet ta zgjedhin Presidentin dhe kështu ta shpëtojmë përfundimisht Kuvendin. Pra këtë ‘kuvendim’ ta bëjmë me ‘vendim’ për Kuvendin edhe vendin.

E para: Kuvendi ka dështuar. Këtë nuk e them vetem unë apo i tërë opinioni publik që ka parë natën e 5 marsit. Këtë e thot vet letra e Kryetares së Kuvendit drejtuar GJK.

Pak minuta para se akrepat e orës ta përmbyllnin 24 orëshin e datës 5 mars 2026, për ti lënë vendin datës 6, Kryetarja e Kuvendit i drejtohet Gjykatës Kushtetuese (GJK) me një shkresë duke e lajmëruar se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka dështuar tëzgjedhë Presidentin e Republikës. Në këtë letër thuhet se ështëbllokuar procesi i zgjedhjes së Presidentit dhe nuk është arritur qëkjo të bëhet në afatin kohorë të përcaktuar me Kushtetutë. Jo vetëm që tregon se nuk kanë arritur ta zgjedhin por edhe se nuk dinë se si ta zgjedhin, duke kërkuar ndihmë dhe sqarime për këtëproces.

E dyta: nuk po kërkohet vetem ‘kohë’ shtesë, po kërkohet edhe ‘detyrim’ shtesë.

Letra e natës së 5 marsit, përveçse e lajmëron për këtë dështim, Kryetarja e Kuvendit (së bashku me 10 deputet tjerë) i kërkon GJK që të ndryshojë praktiken e deritanishme dhe të detyrojëdeputetët të futen në sallë dhe të votojnë “pro”, “kundër” apo “abstenim”. Pra, meqenëse Kuvendi nuk po e zgjedh dot Presidentin vet, në konsulta politike dhe me anë të votave tëdeputetëve, mazhoranca kërkon që këtë ta bëjë GJK. Në këtëkërkesë nuk kërkohen edhe 60 ditë shtesë, thjeshtë kërkohet qëdeputetët e Kuvendit të ‘detyrohen’ me vendim gjyqësorë të GJK, që të jenë present dhe të mundësojnë zgjedhjen e Presidenti nëraundin e 3 të votimit me 61 vota. Pra nuk kërkohen 60 ditë për zgjedhjen e Presidentit, por po kërkohet që deputetët e mazhorancës të jenë në gjendje ta zgjedhin atë me vetëm 61 vota.

E Treta: koha ka mbaruar, afati ka kaluar por kërkesa është qëedhe kjo të kthehet, koha të ngihet.

Letra drejtuar GJK spjegon kronologjinë e rastit, duke treguar qëseanca për zgjedhjen e Presidentit është thirrur në orën 22:00 tënatës së 5 marsit, pra diten e fundit të afatit në dispozicion, duke shpjeguar në detaje vijueshmërinë e seancës (atë që i tërë populli i Kosovës e ka parë live në të gjitha TV Kosovare, dhe jo vetëm)dhe faktin që tashmë e kanë ndërprerë atë meqë nuk dinë se si tëveprojnë pas këtij afati kushtetues.

Në letër thuhet se (citoj) “Neni 65 (7) i Kushtetutës përcakton se Kuvendi zgjedh Presidentin, ndërsa neni 86(2) i Kushtetutës kërkon që zgjedhja të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit andaj kjo është një obligim procedural kushtetues dhe deputetët e caktuar nuk mund të pengojnë këtëprocedurë përmes sabotimeve të qëllimshme që shkaktojnë duke refuzuar të marrin pjesë në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e Presidentit….”

Më tej letra shpjegon edhe faktin e shpërndarjes së Kuvendit, duke ia sjell në vëmendje gjykatës se (citoj):

“Në nenin 82 të Kushtetutës janë përcaktuar qartë rastet se kur shpërndahet Kuvendi. Tre rastet e para: (1) kur nuk mund të formohet Qeveria, (2) kur për shpërndarje votojnë 2/3 e tëgjithë deputetëve dhe (3) pas votimit të suksesshëm tëmosbesimit të Qeverisë, … edhe rasti tjetër (4) nga Neni 82 (3.3) mosgjedhja e Presidentit brenda 60 ditëve nga fillimi i procedurës…”

Po të analizohet kjo letër drejtuar GJK, shihet fare qartë qëKuvendi i kërkon GJK ta zgjedhë Presidentin, duke i kërkuar që tëpezullojë edhe kohen, pra edhe të ndalojë rrjedhjen e afateve Kushtetuese që tashmë kanë kaluar. Prandaj në fund Propozimi i Kryetares me 10 deputet, është i qartë që të merret një Aktgjykim që (ndër tjerash):

– Të konstatojë shkeljen kushtetuese të deputetëve që nuk kanëmarrë pjesë në seancë për zgjedhjen e Presidentit tëRepublikës së Kosovës.
– Të konstatojë detyrimin e deputetëve për të marrë pjesë nëvotimin për zgjedhjen e Presidentit të Kosovës, qoftë pro, kundër apo abstenim dhe të mos pengojnë krijimin e kuorumit të nevojshëm në raundin e parë dhe të dytë tëvotimit, si dhe masat/sanksionet përkatëse në rast se ndodhënjë gjë e tillë.
– Të përcaktojë rikthimin në afat për zgjedhjen e Presidentit tëRepublikës së Kosovës, përkatësisht nga dita e fillimit tëprocedurës për zgjedhjen e Presidentit.

Në këto rrethana, i tërë debati juridik dhe politik sot në Kosovëështë përqëndruar mbi dilemën se a do ia lejojë Gjykata Kushtetuese mundësinë Kuvendit të Kosovës që afatin prej 60 ditësh ta shfrytëzoj si një të drejtë Kushtetuese që mbizotëron ndaj të gjitha afateve tjera Kushtetuese, apo edhe një afat tjetër disa ditorë që nuk do të ishte asgjë tjetër përpos një shpikje imagjinare pa bazë kushtetuese. Megjithatë, beteja politike dhe kërkesa nëthelb nuk ka të bëjë vetëm me nevojën për të pasur 60 ditë kohështesë, përkundrazi, ka të bëjë me të drejtën që Presidenti tëzgjihet me vetëm 61 vota. Pra, në vend që përmes debatit politik dhe marrëveshjeve ndërmjet partive politike kërkesa ngërthen nëvetvete idenë që Presidenti të zgjidhet me vendim gjyqësor nga Gjykata Kushtetuese, me të cilin do ti detyronte të pakten 80 deputet të qëndrojnë në seancën për të bërë kuorumin e nevojshëm prej 80 deputetësh në dy votimet e para.

Pra deputetët e mazhorancës kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese qëtë detyrojnë deputetët, të paktën 14 sosh nga partitë opozitare, qëtë qëndrojnë në sallë, të votojnë “pro”, “kundër” apo “abstenim”, dhe të cilët së bashku me 66 deputetët e mazhorancës qeverisëse, të përmbushin dy raunde votimi me nga 80 deputet pjesmarrës aktiv në votim, në atë mënyrë që t’i hapin rrugën raundit të tretë tëvotimit dhe të zgjedhin presidentin me 61 votat e mazhorancës. Pra – të jemi të qartë – kërkesa është që Gjykata Kushtetuese tëdetyrojë opozitën që duke qëndruar detyrimisht në sallë, të ia mundësojnë partisë në pushtet që të zgjedh Presidentin e Republikës, me 61 vota dhe të cilat i ka, duke e marrë kështu edhe Presidencën për pesë vitet e ardhshme, bashkë me shumicën nëKuvend dhe Qeverinë, dhe duke e shërndërruar të gjithë sistemin demokratik në Republikën e Kosvoës në një sistem një partiak. Kërkesa edhe më thjeshtë e përkthyer – është rrënimi i demokracisë parlamentare në Republikën e Kosovës dhe atë – me vendim të vet Gjykatës Kushtetuese.

Pra e gjithë lufta politike nuk është vetëm për 60 ditë shtesë, por që Presidenti të mund të zgjidhet vetëm me 61 vota, duke ndryshuar praktiken aktuale nga GJK. Pra Kuvendi, vet, me shkresë zyrtare, e pranon se nuk mund të bëhen dot 80 deputet qëkanë vullnet për ta zgjedhur Presidentin dhe se ka kaluar afati kushtetues për ta bërë një gjë të tillë. Por e vërteta ligjore është se të gjitha këto dilema e pretendime janë sqaruar tashmë me Vendimin e GJK nr KO47/16, të paraqitur nga LVV ndaj zgjedhjes së Presidentit Hashim Thaqi. Në këtë rast, ishin të siguruara mbi 80 deputetë prezent në sallë përmes marrëveshjes përkatëse politike, por VV marrë parasysh që nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshje, pretendonte që në sallë duhet të ishin të pranishëm jo më pak se të gjithë 120 deputetët e Kuvendit, përfshirë pra edhe Listën Serbe.

E tëra që u tha më sipër është me shumë rëndësi për tu kuptuar para se të flasim për Dekretin e Presidentes së Kosovës, pra për Dekretin e datës 6 mars për Shpërndarjen e Kuvendit. Jo vetëm se përbën faktin e qartë juridik, që është parë nga seanca publike e natës së vonë të 5 marsit 2026, transmetuar live në shumicen e TV dhe mediave, por sepse me këtë shkresë zyrtare, konfirmohet dhe pranohet se Kuvendi ka dështuar të zgjedh Presidentin e Republikës

Prandaj, si mund ta fajësojmë Presidenten në të gjithë këtë katrahurë?! Kuvendi jo vetëm që nuk e ka zgjedhur Presidentin nëafatin kushtetues, por edhe nuk e din se si duhet të zgjidhet ai/ajo, duke i kërkuar sqarime Gjykatës Kushtetuese në orën e fundit të natës së fundit të afatit të qartë Kushtetues. Kjo është edhe arësyeja e qartë dhe e thjeshtë se pse Dekreti është tërësisht Kushtetues. Në mungesë të një Dekreti të tillë, do të kishim sot 120 deputetët që kanë dështuar në këtë veprim, duke na u paraqitur me qindra mendime e veprime se a është apo nuk ështëshpërndarë Kuvendi, duke e kthyer këtë detyrim kushtetues në njëfontanë imagjinatash e dëshirash.

Në këto rrethana, nuk mund të fajsohet Dekreti. Dekreti ështëtërësisht ligjorë, thjeshtë mungon vullneti i gjorë.

JU REKOMANDOJMË

Koha e përbindëshave, Shqipëria në interregnum

Koha e përbindëshave, Shqipëria në interregnum
19/03/2026 - 12:32

Shkruan Adri Nurellari Kriza politike aktuale në Shqipëri të kujton menjëherë konceptin e interregnum, që përshkruhet nga Antonio Gramshi tek “Letrat nga Burgu”. Ai mendonte se kjo fazë,...

Më shumëDetails

Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, stabilitet institucional dhe qetësi shoqërore

Kosova ka nevojë për përgjegjësi politike, stabilitet institucional dhe qetësi shoqërore
17/03/2026 - 18:37

Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, politikan komunal FWV (Partia e pamvarur politike), Gjermani Kosova po kalon një periudhë të ndjeshme politike, e cila kërkon maturi, përgjegjësi dhe veprim...

Më shumëDetails

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar

Ajatollahu, fati i çdo sundimtari gjakatar
13/03/2026 - 15:28

Shkruan: Piro Ahmetaj Sigurisht, po e ndjek me vëmendje të shtuar dinamikën e luftës në Iran, ngjarje që vijon të mbetet në “top lajmet” të Kancelarive dhe Institucioneve...

Më shumëDetails

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?

Vjosa, Elisa…: Pse zonjat shqiptare prapsohen për hapin e madh të karrierës?
12/03/2026 - 13:49

Kosova rrezikon të shkojë për herë të dytë brenda pak muajsh në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare, kësaj radhe për të zgjedhur Presidentin e Republikës. Kuadri kushtetues ka hyrë...

Më shumëDetails

Populizmi personalist dhe sfidat kushtetuese në Kosovë

Enver Hasani: Glauk Konjufca, Blerim Shala ose Bekim Jashari shumë më lehtë mund t’i marrin votat për President se Vjosa Osmani
12/03/2026 - 13:31

Shkruan Enver Hasani Për këtë arsye, “shpërndarja” më 5 mars i shërbeu interesave të Kurtit, duke i ofruar argumente për të avancuar rrënimin e rendit kushtetues përmes rrugëve...

Më shumëDetails

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’

Kosova po shkon drejt zgjedhjeve sepse kompromisi u konsiderua ‘fjalë e keqe’
07/03/2026 - 13:30

Shkruan: Ditmir Bushati Presidentja e Kosovës dekretoi shpërndarjen e Parlamentit të sapokrijuar, pas dështimit të këtij të fundit për të siguruar kuorumin e nevojshëm për të nisur procedurën...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    Skandali i injektimit të fillerëve ilegalisht/ U kap duke punuar pa licencë, inspektorati mbylli klinikën “Miliona” të Salih Imerit (Dokument)

    252 Shpërndaje
    Shpërndaje 101 Tweet 63
  • Dyshime për ndalesë në vend të pasigurt – 27-vjeçari humbi jetën në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë?

    362 Shpërndaje
    Shpërndaje 145 Tweet 91
  • 3 vite injektim ilegal të botox-it dhe fillerëve, gjobë minimale ‘favorizuese’ nga inspektorja Blakqori për “QEI Beauty Academy” të Obertica Kosumit

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Një muaj paraburgim për shoferin që shkaktoi aksidentin tragjik në Vushtrri ku 27-vjeçari humb jetën pasi u godit në shiritin emergjent

    91 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • IPK konfirmon fillimin e hetimit për aksidentin ku humbi jetën 27 vjeçari në Pestovë gjatë kohës së ndaljes nga një patrullë e policisë

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë