Kandidati për deputet nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bardhyl Hasanpapaj, ka reaguar ashpër ndaj ngecjes së Kosovës në proceset integruese evropiane dhe bllokadës financiare me të cilën po përballet vendi.
Përmes një shkrimi në “Facebook”, Hasanpapaj ka bërë një krahasim me vendet e rajonit, teksa ka potencuar se përderisa shtetet fqinje po përfitojnë fonde të majme nga Bashkimi Evropian, Kosova ka mbetur prapa dhe e izoluar.
“Derisa Kosova ende nuk ka status zyrtar kandidati dhe vazhdon të mbetet e bllokuar financiarisht, BE-ja po harton traktatin e anëtarësimit të Malit të Zi dhe ka ndarë 158.9 milionë euro për Shqipërinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Veriut në kuadër të Planit të Rritjes”, ka shkruar ai.
“Kosovës i duhet urgjentisht një qeveri e re që e afron me BE-në, e zhbllokon financiarisht dhe e zhvillon ekonomikisht. Kosova nuk ka më kohë për të humbur!“, shkroi kandidati i LDK-së.













