Hasanpapaj ka theksuar se pensionistët, studentët dhe punëtorët nuk kanë nevojë për ryshfet elektoral, por për paga dinjitoze, zhvillim dhe siguri për të ardhmen.
Tutje, ai i ka bërë thirrje prokurorisë ta hetojë këtë vendim.
Postimi i plotë:
Katër vite i lanë qytetarët vetëm përballë varfërisë, çmimeve të larta dhe mungesës së perspektivës. Sot, në prag të zgjedhjeve, ky blerës recidivist dhe kjo qeveri në detyrë po tentojnë ta blejnë votën me nga 100 euro nga paratë e vet qytetarëve.
Pensionistët, studentët dhe punëtorët nuk kanë nevojë për ryshfet elektoral, por për paga dinjitoze, zhvillim dhe siguri për të ardhmen.
I bëjmë thirrje Prokurorisë dhe institucioneve përgjegjëse ta hetojnë këtë vendim dhe kohën në të cilën po zbatohet, sepse qytetarët meritojnë zgjedhje të lira, jo manipulim me buxhetin e shtetit.
Kosova nuk blihet me 100 euro.
Lidhja Demokratike e Kosovës shtesat për qytetarët do t’i ndajë me ligj, të planifikuara dhe të garantuara institucionalisht, jo me vendime elektorale në prag të zgjedhjeve.













