Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputet, Bardhyl Hasanpapaj, ka marrë mbështetje të madhe në zonën e Anamoravës dhe Luginës.
Hasanpapaj ka falënderuar mbështetësit për, siç u shpreh ai, pritjen, përkrahjen dhe dashurinë.
“Anamoravë e Luginë, faleminderit nga zemra për pritjen, përkrahjen dhe dashurinë që na dhatë!”, ka thënë ai.
Hasanpapaj gjendet me numrin 34 në listën zgjedhore të LDK-së për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 7 qershorit.














