Veriu.info
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
Veriu

Haxhiu: Kush konsideron se është shkelur Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

10/08/2026 - 13:21
në Kryesore, Lajme
A A
Haxhiu: Kush konsideron se është shkelur Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në Whatsapp

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë thirrje për marrëveshje politike ndërmjet partive, me qëllim shmangien e tensioneve dhe zgjedhjeve të parakohshme.

Haxhiu ka thënë se, pas zhvillimeve të fundit dhe tensioneve në Kuvendin e Kosovës, duhet t’i jepet përparësi dialogut dhe marrëveshjeve politike.

“Një qëndrim të tillë, për shkak të zhvillimeve të fundit, tensioneve, përshkallëzimeve brenda Kuvendit të Republikës ditën në seancën e Kuvendit, e ka vlerësuar që duhet t’i jepet përparësi marrëveshjeve politike. Madje është në linjë me gjykimet e Gjykatës Kushtetuese që për çështjet me të cilat po diskutojmë duhet të ketë takime dhe marrëveshje politike. Nëse kemi pasur një pjesë ditë, por keni parasysh që informatat që ne pastaj kemi pasur, kanë qenë që ka pasur plane edhe për veprime të tjera. Prandaj nuk na duhen situata tensionuese, përshkallëzimet, konfliktet fizike apo të tjera si kjo. Prandaj edhe uroj që gjatë kësaj periudhe kohore të ketë takime sa më shumë, jo refuzime të takimeve—e përmenda edhe më herët—jo kërkesa në shpërputhje me vullnetin e popullit, në shpërputhje me fuqinë politike të partive politike, por të ulemi seriozisht, le të flasim për një marrëveshje që nuk çon te bllokada, nuk çon te zgjedhjet e parakohshme—nuk kemi nevojë për zgjedhje të parakohshme sepse kemi shumë punë përpara—por që thjesht çon te një marrëveshje ku presidenti i vendit zgjidhet me mandat pesëvjeçar. Ne kemi bërë shumë veprime në këtë drejtim, por nuk mundet vetëm njëra palë në vazhdimësi të bëjë oferta apo të bëjë propozime, por duhet që edhe palët e tjera, të cilat janë të përfshira në këto diskutime, t’i japin kontributin e tyre”, tha Haxhiu.

Sa i përket pretendimeve për shkelje të Kushtetutës, Haxhiu ka thënë se këtë çështje duhet ta vlerësojë Gjykata Kushtetuese.

“Se a është shkelur apo jo Kushtetuta, na tregon Gjykata Kushtetuese. Kushdo që konsideron që është shkelur Kushtetuta e Republikës së Kosovës, mund ta delegojë këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese. Vitin e kaluar ka pasur më shumë se tri-katër herë që e kanë dërguar çështjen në Gjykatën Kushtetuese. Tani Gjykata Kushtetuese seancën konstituive e ka konsideruar si çështje kushtetuese, dhe në qoftë se dikush po vlerëson që dikush këtu po e shkel Kushtetutën, atëherë le t’i drejtohet instancës që e interpreton veprimin tonë”, tha ajo.

Haxhiu ka theksuar se konstituimi i Kuvendit ndikon në rrjedhën e afateve dhe ka kërkuar që partitë politike të arrijnë marrëveshje për të shmangur zgjedhjet e parakohshme.

“Shumë e rëndësishme është që të ketë marrëveshje. Keni parasysh që konstituimi i Kuvendit çon në rrjedhje të afateve. Rrjedhja e afateve, në qoftë se pra brenda 60 ditëve pas konstituimit nuk zgjidhet presidenti, vendi shkon në zgjedhje të parakohshme. Le t’i shmangim zgjedhjet e parakohshme, le të fokusohemi te prioritetet. Prioritet është marrëveshja. Para marrëveshjes janë takimet, sepse nuk mund të ketë marrëveshje pa takime, prandaj unë i ftoj të gjitha partitë politike që t’i japin kontributet serioze në këtë drejtim. Tash, dikush po thotë që i keni 30 ditë përpara. Dikush tjetër po thotë janë konsumuar ato 30 ditë. Ata që mendojnë se janë konsumuar, po kërkojnë seancë. Është e rëndësishme që ta kenë një qëndrim të qartë, sepse nuk bën që sot të mendosh diçka tjetër, pasdite diçka tjetër ose nesër diçka tjetër. Le t’i thonë qartë e hapur qëndrimet e tyre, sepse për besë u bë shumë e vështirë me iu rënë në fije më”, tha Haxhiu, raporton Ekonomia Online.

JU REKOMANDOJMË

“Të shpërbëhet Specialja”, ish-këshilltari i Trumpit: Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme

“Të shpërbëhet Specialja”, ish-këshilltari i Trumpit: Mendoj që kjo gjykatë është e paligjshme
25/09/2026 - 09:37

Ish-këshilltari i presidentit Donald Trump për Sigurinë Kombëtare, John Bolton, është shprehur për shkrirjen e Gjykatës Speciale, duke deklaruar se proceset ndaj ish-krerëve të UÇK-së kanë një element...

Më shumëDetails

OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës

OVL-UÇK proteston sot në të gjitha qytetet e Kosovës
25/09/2026 - 09:21

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka organizuar sot protesta në të gjitha qytetet e Kosovës ku ka degë dhe struktura të saj....

Më shumëDetails

Trump e pret Xi-n me tapet të kuq, dhurata dhe darkë luksoze – por çfarë fshihet pas buzëqeshjeve?

Trump e pret Xi-n me tapet të kuq, dhurata dhe darkë luksoze – por çfarë fshihet pas buzëqeshjeve?
25/09/2026 - 08:10

Presidenti i Kinës, Xi Jinping, dhe presidenti amerikan Donald Trump kanë përdorur tone të ngrohta gjatë vizitës së liderit kinez në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar nevojën për...

Më shumëDetails

Edi Rama goditet me vezë në ShBA

Edi Rama goditet me vezë në ShBA
25/09/2026 - 08:06

Kryeministri Edi Rama është përballur me aktivistët edhe në SHBA, ku po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Pranë tij ishte edhe bashkëshortja, Linda Rama si...

Më shumëDetails

Gazmend Morina: S’kemi qenë të vëmendshëm ndaj rastit të Banjskës – por shteti i Kosovës ia tregoi vendin Serbisë

Gazmend Morina: S’kemi qenë të vëmendshëm ndaj rastit të Banjskës – por shteti i Kosovës ia tregoi vendin Serbisë
24/09/2026 - 23:38

Gazetari Gazmend Morina duke folur në 3-vjetorin e sulmit terrorist në Banjska ka deklaruar se sipas informatava që kanë qarkulluar edhe nga terreni, terroristët serbë kanë qenë të...

Më shumëDetails

Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima

Arrestohen dy të dyshuar për ‘Fajde’, u kapën në flagrancë gjatë marrjes së kamatës nga viktima
24/09/2026 - 22:59

Njësia Rajonale e Hetimeve në Gjakovë, njofton se në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda si dhe me njësitë tjera të...

Më shumëDetails

Më të lexuarat në 24 orët e fundit

  • Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    Publikohet për herë të parë snajperi me të cilin policët qëlluan terroristët serbë me 24 shtator

    170 Shpërndaje
    Shpërndaje 68 Tweet 43
  • Biseda e familjarit të heroit Afrim Bunjaku me Klestor Veselin: “Kadria na maroi këtë…”

    96 Shpërndaje
    Shpërndaje 38 Tweet 24
  • Kryesia e Kuvendit mblidhet nesër, publikohen pikat e rendit të ditës

    93 Shpërndaje
    Shpërndaje 37 Tweet 23
  • Goditet grupi i dyshuar për fajde e kanosje në Prishtinë, këta janë tre të arrestuarit

    90 Shpërndaje
    Shpërndaje 36 Tweet 23
  • Fituesi merr çelësat e veturës që u dha shpërblim nga Emona Center

    103 Shpërndaje
    Shpërndaje 41 Tweet 26

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Privacy Policy

© 2023 Veriu.info

Nuk u gjet asgjë!
Të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • HULUMTIME
  • Sport
  • Ekonomi
  • ShowBiz
  • Lifestyle
  • Ndryshe
  • Opinione
  • Tech
  • Kuriozitete
  • Impresum

© Veriu.info

Veriu.info përdor cookies. Duke vijuar me hapjen e kësaj faqe, ju bini dakord me kushtet për përdorimin e cookies. Më shumë