Ish deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese me të cilin Kuvendit i është dhënë afat deri më 6 tetor për ta zgjedhur presidentin.
Sipas Haxhiut, në seancën e parë Kuvendi duhet të bëjë ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe rritjen e mbështetjes financiare për 4-shen e UÇK-së, transmeton Veriu.info.
Postimi i Bekim Haxhiu:
Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka lënë në dispozicion edhe 13 ditë për vendimmarrje institucionale.
Në seancën e parë të Kuvendit duhet të merren vendime për:
1. Ndryshimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara.
2. Rritjen e mbështetjes financiare për mbrojtjen juridike.
3. Mbështetjen ligjore dhe institucionale për ish krerët e UÇK-së.
4. Koordinimin me Shqipërinë dhe shtetet aleate.
Çdo ditë e humbur është një mundësi e humbur për të vepruar në mbrojtje të UÇK-së dhe udhëheqësve të luftës çlirimtare.
Kuvendi duhet të veprojë!
Edhe 13 ditë janë në dispozicion.
Nëse Kosova shkon në zgjedhje, pa marrë vendime për mbështetjen e ish krerëve të UÇK-së, populli do të ndëshkoj te gjithë ata qe dalin kundër vullnetit të qytetarëve të cilët çdo dite po protestojnë në mbështetje të çlirimtarëve.












