Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu bashkë me zyrtarë të partisë kanë bërë homazhe në 26 vjetorin e masakrës në Reçak, transmeton Gazeta Online Veriu.info.
“Ky moment na shërben për të rikujtuar sakrificat e tyre dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm”, ka shkruar Haxhiu.
Postimi i plotë:
Sot, bashkë me kandidatin për Kryeministër, Bedri Hamza, dhe Kryetarin Memli Krasniqi, ishim për homazhe në Kompleksin Memorial të Reçakut, për të nderuar dëshmorët dhe martirët e Reçakut, të cilët dhanë jetën për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës.
Ky moment na shërben për të rikujtuar sakrificat e tyre dhe rëndësinë e ruajtjes së kujtesës historike për brezat e ardhshëm.