Gazetari, Baton Haxhiu, ka thënë në “Pressing” të T7, se katër parti politike parlamentare, LVV, PDK, LDK, AAK, e kanë përjashtuar Vjosa Osmanin për ta votuar për Presidente.
Haxhiu ka thënë se në rast se propozohet dikush nga familja Jashari, atëherë do të ketë 84 vota.
Sipas tij, çdokush nga familja Jashari do të votohet nga Kuvendi i Kosovës.
“84 vota janë momentalisht që votojnë dikë nga familja Jashari. Kushdo që të jetë nga familja Jashari do të votohet”, ka thënë ai.













